Nis rrugëtimin Festivali i Sanremos, kartolina e muzikës italiane

Nis rrugëtimin Festivali i Sanremos, kartolina e muzikës italiane

Nga Ilir Çuçi

Mbrëmjen e djeshme në “Teatro Ariston”, nisi rrugëtimin edicioni i 69 i Festivalit të Sanremos, kartolina e muzikës italiane.

Në skenën plot drita zotëruan atmosferën e ndezur drejtori artistik i festivalit Claudio Baglioni dhe dy aktoret e komedisë Virginia Raffaele dhe Claudio Bisio.

69 edicione, katër orë e gjysmë spektakel. Tema e preferuar e këngëtarëve; dashuria, solidariteti, pikëpytjet për të ardhme, të rinjtë dhe puna. Ovacione për Bocelli-n, duartrokitje për Giorgia-n. Dhe në fund klasifikimi provizior shpërbleu Ultimo dhe Loredana Bertè.

Skenografia e festivalit ishte ideuar gjysmë shkallare e gjysmë trampolinë, me idenë se prej këtu nis një aventurë e re për të jetuar plot energji, eufori dhe poezi, një udhëtim që do të zgjasë deri të shtunën, një udhëtim që çon drejt qëllimit final, harmonisë, e cila është kuptimi i plotë i këtij eventi.

Në festival u rikthyen dhe polemikat rreth migrantëve, por këtë herë përmes një çelësi satirik, ku Bisio argëton dhe luan me titujt e këngëve të Baglionit.

Këngëtarët pjesëmarrës në festival do të votohen nga 3 juri: Televotuesit me peshë 40%, juria demoskopike me peshë 30% dhe juria e përbërë nga gazetarë të akredituar në Sanremo me peshe 30%.

Ashtu si çdo vit, Festivali i Sanremos sjell me vete shumë thashetheme rreth artistëve, lukun e tyre, dhe pa ndryshim lajme për favoritin fitues të këtij viti.

Sipas SKYtg24, Ultimo është super favoriti me këngën “I tuoi Particolari”, i pasuar nga Irama, fitues i ri i Amici dhe tashmë i mbështetur nga një audiencë e madhe femërore, ndjekur nga Francesco Motta dhe Daniele Silvestri, më të vlerësuarit nga kritika.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen