Tiranë- Është shtyrë seanca gjysësore në GJKKO për dosjen SASPAC. Shkak u bë mungesa e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Gazetarja Keti Banushi informon se ish-ministri ka dërguar një raport mjekësor se është i sëmurë.
Këtë të premte pritej që prokurorja e çështjes Elida Kaçkini të paraqiste para gjykatës plotësimin e hetimeve që i ishte lënë detyrë nga gjykata. Dhe më pas pritet që gjykata të marrë vendimin nëse dosja do kalojë për gjykim themeli.
Beqaj për këtë dosje ndodhet në masën e sigurisë arrest në shtëpi. SPAK e akuzon Beqajn për korrupsion pasiv, shkelje e barazisë në tendera, falsifikim dokumentesh, mashtrim me pasoja të rënda, mashtrim në bashkëpunim dhe mosdeklarim e fshehje pasurie.
Sipas prokurores Elida Kaçkini Ilir Beqaj si drejtues, në bashkëpunim me Kurtulajn, të cilin vetë e kishte emëruar, urdhëronte procedura fiktive prokurimi, me vlerë qindra mijëra euro, kompanive të ndryshme për shërbime të pakryera dhe përfitues fundor të ishte pikërisht vetë ish ministri përmes Restorant Gzona në Tiranë, që SPAK thotë se është në pronësi të tij.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë












Komente
Komento