Spektakli i Big Brother Vip Albania 2 duket se do të nisë më shpejt sesa e prisnim. Lajmin e bëri të ditur vetë produksioni i ‘Top Channel’ ku ka publikuar spotin me njoftimin e nisjes së programit së shpejti.

Ashtu sikurse edhe në vitin e kaluar, edhe ky edicion duket se do i besohet moderatores së njohur, Arbana Osmani.

Big Brother Vip Albania, së shpejti me Arbana Osmanin”, thuhet në fund të spotit.

Vitin e kaluar Big Brother Vip Albania nisi në muajin Tetor të vitit të kaluar duke u bërë një nga emisionet më të ndjekur të vitit të kaluar. Së fundmi ka pasur shumë zëra se në prezantimin e këtij ‘reality show’ do të ishte moderatorja e njohur, Bora Zemani, por mesa duket vetë produksioni vendosi të ‘shpëtojë’ njerëzit nga thashethemet e shumta.