Seanca dëgjimore për Avokatin e Popullit, 19 kandidatë shpalosin platformat! Tërhiqet një prej tyre

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut zhvillo sot një seancë dëgjimore lidhur për  shpalljen e vakancës së Avokatit të Popullit në referencë të vendimit Nr. 3/2022 d dt.29.03.2022. Ishin 19 nga lista paraprake me 20 kandidatë që do të shpalosin platformat e tyre përpara deputetëve të Kuvendit, pasi Olta Aliaj ka tërhequr kandidaturën pak minuta para nisjes së seancës.

Ndërkohë që nuk do të jetë e pranishme fizikisht pasi është e infektuar me Covid, Erinda Ballanca , e cila mban aktualisht postin e Avokatit të Popullit, por do të shpalosë platformën e saj nëpërmjet një lidhje në Zoom. Të gjithë kandidatët kishin nga 5 minuta kohë për të shpjeguar pozicionin e tyre dhe platformën për udhëheqjen e këtij institucioni, ndërsa i pari në radhë është ish-Drejtori i policisë së Shtetit, Ahmet Prençi. Mes 20 kandidatëve që kishin depozituar më herët CV-të në Kuvend janë ish-ministri i Drejtësisë, Ilir Rusmaili, ish-kryetarja e KQZ-së, Lefterije Luzi dhe ish deputeti i PD-së, Sali Shehu.

Në përfundim të afatit janë depozituar kandidaturat si më poshtë:

  • 1.Ahmet Prençi
  • 2.Altin Goxhaj
  • 3.Besim Ndregjoni
  • 4.Bledar Dervishaj
  • 5.Boriana Nikolla
  • 6.Brikena Kasmi
  • 7.Dorian Gjomarkaj
  • 8.Drita Avdyli
  • 9.Endri Papajorgji
  • 10.Ermir Kapedani
  • 11.Erinda Ballanca
  • 12.Evis Fico
  • 13.Ilirjan Rusmali
  • 14.Jordan Daci
  • 15.Jorida Rustemi
  • 16.Laureta Roshi
  • 17.Ledio Braho
  • 18.Lefterije Luzi
  • 19.Sali Shehu

Lista e kandidatëve do t’i dorëzohet komisionit të Kuvendit për çështjet ligjore që mbulon çështjet ligjore për të verifikuar përmbushjen e kritereve kushtetuese e ligjore. Komisioni do të kryejë seanca dëgjimore për çdo kandidat, ku do u bëhet vlerësimi për përmbushjen e kritereve kushtetuese. Më pas, kandidaturat e përzgjedhura i paraqiten Kuvendit me shkrim nga jo më pak se 28 deputetë, sipas vlerësimit të Komisionit.

Kushtet për t’u zgjedhur Avokat i Popullit

Avokat i Popullit mund të jetë çdo person që plotëson këto kushte:

a): të jetë shtetas shqiptar.

b): të ketë njohuri dhe veprimtari të shquara në fushën e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të ligjit;

c): të shquhet për aftësi profesionale dhe figure të pastër etiko-morale;

ç): të mos jetë dënuar penalisht

d): të mos jetë deputet në legjislaturën e Kuvendit që bën propozimin a zgjedhjen e tij.

Aktualisht në krye të Institucionit Avokati i Popullit është Erinda Ballanca.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:50
Altin Goxhaj kandidat për Avokatin e Popullit, Pandeli Majko nuk mban dot të qeshurën me platformën 'Anti Soros'

Gjatë prezantimit të kandidatiti Altin Goxhaj, ajo që nuk u pa në kamera ishte reagimi i socialistit Pandeli Majko. Majko nuk arriti të mbante dot të qeshurën në seancën dëgjimore, nga latforma e mbajtur nga Goxhaj, 'AntiSoros'.

 “Jeni në shkelje të ligjit të gjithë këtu. Keni sjellë një listë me 20 emra, ndërkohë që vetëm 13 prej tyre janë të paligjshëm. Keni shkelur ligjin duke shtyrë dy herë afatin. Keni bërë futje proceduriale. Dy herë që keni bërë shtyrje keni harruar se tre muaj përpara se të mbarojë mandati duhet shpallur fituesi.

Problemi i madh që ka Shqipëria është shpopullimi. Të mos i ndahet avokati i popullit shkelësit të ligjit. Avokati i popullit në Shqipëri nuk duhet të merret me fushata por ai që është në komisariat në momentin kur merr sinjalin e parë.

Kemi avokat populli që manipulon provat. Kemi një avokat që del kundër popullit. E rëndësishme është se pas kësaj salle, unë ju siguroj se kemi bërë gati si në Kosovë rrjetin e avokatëve të popullit në të gjithë Shqipërinë për t’u përballur me këtë të keqe”, tha ai.

Goxhaj bëri një deklaratë dhe sa i takon komunitetit LGBT. “Po të jem unë, nuk do të shkelë këmbë LGBT-je në shkollat e Shqipërisë deri në 18 vjeç. Kjo është axhenda e Soros. Ne duan të na zëvendësojnë brenda 20 vitesh”, tha Goxhaj.

G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Urimi: 15/07/2022 10:55

    Para se t'i zgjidhni , sic u zgjodh Znj. Ballanca me pare, ju lutem kini parasysh: 1- Mos e zgjidhni avokatin e popullit si marreveshje politike, por ne sherbim te njerezve. Bejeni te pakten per sy e faqe , nese nuk e doni vertete 2- Analizojini pak sa integritet personal e profesional kane. Mos vini njerez te lakuar negativisht per afera ... Jetojme ne Shqiperi dhe pa dashur , njerezit njihen lehte....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb