Basha: Xhafaj falsifikoi Kodin Penal për të mbrojtur vëllanë

Partia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Nga foltorja e Kuvendit, kreu demokrat, Lulzim Basha, deklaroi se ministri Xhafaj ka përgjegjësi të plotë për mosarrestimin e vëllait të tij, Agron Xhafaj. 

Sipas Bashës, Agron Xhafaj është dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge, por që nuk ka vuajtur asnjë ditë burg, pasi e ka mbrojtur ministri. Kreu demokrat hodhi një akuzë të fortë nga salla e Kuvendit, teksa tha se ministri Xhafaj ka falsifikuar Kodin Penal për të mbrojtur vëllanë e tij.

Në këtë sallë, para disa muajsh, Fatmir Xhafaj, mohoi dënimin e vëllait të tij për trafik droge, duke e quajtur një çështje të sajuar nga opozita. Dje PD publikoi vendimin e dënimit të Agron Xhafajt dhe dosjen e drejtësisë italiane për vëllain e Xhafajt.

Në mbrëmje ministri mblodhi kurajën dhe mërmëriti para kamerave se vëllai i tij ishte në vendin dhe kohën e gabuar. Vëllai i tij është drejtues i një organizate kriminale, që vepronte mes Shqipërisë-Italisë-Polonisë-SHBA, për importimin e drogës nga Shqipëria. Agron Xhafaj është person i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Kjo dosje e bën të qartë se Agron Xhafaj është dënuar për trafik ndërkombëtar droge, se ai është dënuar për drejtimin e rrjetit të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Faktoi ky vendim ekzistencën e një organizate kriminale për trafikun e drogës.

Ky është vëllai i Fatmir Xhafaj, i dënuar në Itali, por që nuk ka vuajtur asnjë ditë burg. Fatmir Xhafaj ka përgjegjësinë e plotë, duhet të merrte masa për arrestimin e vëllait të tij, që është një kriminel i dënuar për trafik droge. Vëllai i tij refuzon të zbatojë ligjin. Ai ka shkelur ligjin, duke mbrojtur vëllanë e tij trafikant.

Lulzim Basha, kreu i PD

Fjala e plotë e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në Parlament:

Zonja dhe zotërinj,

Të dashur bashkëqytetarë,

Jemi mbledhur sot në këtë sallë, në një nga momentet më kataklizmike të demokracisë 27 vjeçare të Shqipërisë. Këtu në këtë sallë para disa muajsh Fatmir Xhafaj, Ministri i Brendshëm në detyrë mohoi dënimin e të vëllait të tij për trafik droge. Ai tha se kjo është një çështje e sajuar nga opozita, s’ka fakte, s’ka prova.

Dje Partia Demokratike publikoi vendimin e dënimit të Agron Xhafajt dhe dosjen e plotë të drejtësisë italiane të vëllait të Fatmir Xhafajt për trafik droge me 7 vjet e dy muaj burgim. Në mbrëmje Fatmir Xhafa mblodhi kurajon për të mërmëritur para kamerave, se vëllai i tij ishte në vendin e gabuar, në kohën e gabuar. Faktet provojnë të kundërtën.

Vëllai i Fatmir Xhafajt është drejtues i një organizate kriminale që vepronte midis Shqipërisë, Italisë, Polonisë dhe SHBA-së për importimin e drogës nga Shqipëria. Vëllai i Fatmir Xhafajt është furnizuesi i organizatës kriminale me heroinë, kokainë dhe mariuhanë. Vendimi i bërë publik dje, është vendimi final i Gjykatës së Lartë të Republikës së Italisë, i cili la në fuqi dënimin e tij me 7 vjet e dy muaj burg, të dhënë nga Gjykata e Leçes. 

Agron Xhafaj, është person i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, si pjesëtar i një organizate të trafikut ndërkombëtar të kokainës, heroinës dhe mariuhanës. Këto janë faktet, “në vendin e gabuar, në kohën e gabuar”. Por, çfarë thotë dosja penale e Agron Xhafajt, e publikuar dje. Dua të falenderoj ato media që nuk ranë pre e çensurës. Ministria e Brendshme dje ndaloi çdo punë dhe u mor me intimidimin e gazetarëve, për mopublikimin e këtyre fakteve.

Kjo dosje e bën të qartë se Agron Xhafaj është dënuar për pjesmarrje në grup kriminal që kishte për synim trafikun ndërkombëtar përmes Europës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se marrëveshja mes grupeve kriminale ku bënte pjesë Agron Xhafaj ishte:

1.     Për shkëmbimin fillestar të 50 kg heroinë me 300 kg kokainë. Se marrëveshja u ndryshua dhe parashikoi furnizimin e 40 kg heroinë, e paraprirë nga dorëzimi i një kampioni për të testuar në lidhje me furnizimin e madh të mëvonshëm. Ky operacion u interceptua nga DEA, agjensia merikane e luftës kundër drogës.

2.     Ky vendim tregon se Agron Xhafaj është dënuar për drejtimin e rrjetit të shpërndarjes së lëndëve narkotike, heroinë, kokainë, hashash në Bolonja.

3.     Për bashkëpunim në importimin nga Shqipëria në territorin e shtetit italian dhe transportin e lëndëve narkotike, ku Agron Xhafaj bënte të mundur tërheqjen direkte të drogës së transportuar nga Shqipëria dhe të fshehur në rrethinat e bregdetit të Salernos.

4.     Për bashkëpunim me persona të tjerë, për mbajtjen në mënyrë të paligjshme, dhënien dhe marrjen e lëndës narkotike, duke përfshirë shpërndarjen dhe shitjen e saj. Jo vend dhe kohë e gabuar, por pjestar, dhe një nga krerët e një bande ndërkombëtare të trafikut të kokainës, heroinës dhe hashashit.

Ky vendim është bazuar mbi përgjime telefonike që kanë zgjatur një vit e gjysëm nga Prokuroria italiane. Ky vendim është pasuruar nga provat ligjore të sekuestrimit të furnizimit me heroinë nga Shqipëria dhe dorëzimit të kontrolluar në Firence, përgjime që vërtetojnë episode të tjera të trafikut të heroinës, kokainës dhe hashashit.

Ky vendim faktoi ekzistencën e një organizate kriminale për trafikun ndërkombëtar të drogës. Faktoi prokuroria rolin e Agron Xhafës, trafikimin e 50 kg heroinë, 300 kg kokainë, 40 kg heroinë, si edhe rastet kur furnizues i drejtpërdrejt i heroinës është vetë Agron Xhafaj.

Ky është vëllai i Fatmir Xhafajt i dënuar në Itali, me 7 vjet e dy muaj me vendim të formës së prerë, që nuk ka vuajtur një ditë në Itali, dhe asnjë ditë dënim në Shqipëri, jeton i lirë në Shqipëri. Dje Fatmir Xhafa tha se nuk ka asnjë përgjegjësi për këtë fakt.

E vërteta tronditëse që do të shpaloset sot përsëri me fakte dhe dokumenta nga selia e Partisë Demokratike është se Fatmir Xhafa ka të gjithë përgjegjësinë ligjore, politike dhe penale. Sipas ligjit, detyrë kryesore e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, është pikërisht identifikimi i personave të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, në mungesë.

Pra, është detyrë e Ministrit të Brendshëm dhe vartësve të tij në Policinë e Shtetit që të identifikonin Agron Xhafajn, të verifikonin dënimin e tij në Itali, dhe të merrnin të gjitha masat ligjore që ai të arrestohej dhe ekstradohej për të vuajtur dënimin e tij prej 7 vjet e dy muaj burgim.

Ku është forca e ligjit? Pse nuk ka efekt operacioni “Forca e Ligjit” mbi vëllain e Ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj të dënuar për trafik droge? Agron Xhafa është një kriminel i dënuar për trafik kokaine por që nuk ka vuajtur asnjë ditë dënimin, sepse Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është vëllai i tij dhe refuzon të zbatojë ligjin.

Këto janë faktet! Xhafaj u detyrua të pranojë atë që kishte mohuar. Dënimin e vëllait të tij. Pranoi se ky vendim ekziston edhe online, por nuk u dha përgjigje këtyre pyetjeve:

1)   Pse nuk ka përmbushur përgjegjësitë e tij ligjore Ministri i Brendshëm, për të indentifikuar, arrestuar dhe ekstraduar, shtetasin e dënuar 7 vjet e 2 muaj për trafik droge?

2)   Pse nuk ka kërkuar nisjen e proçedurave për ekstradim, ose validimin dhe vuajtjen e dënimit në Shqipëri?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve, të cilat Fatmir Xhafaj nuk i jep dot, provojnë përgjegjësinë ligjore dhe politike të Ministrit të Brendshëm i cili ka shkelur ligjin për të mbrojtur të vëllain e dënuar për trafik ndërkombëtar droge.

Por Fatmir Xhafa nuk është mjaftuar me kaq. Në deklaratën e ditës së djeshme Fatmir Xhafaj deklaroi se ai në raport me çështjen e dënimit të vëllait nuk ka patur asnjë lloj pushteti për të ndikuar në çfarëdolloj forme mbi të. Ky është mashtrimi i dytë i Fatmir Xhafajt, kësaj rradhe jo për të mbrojtur vëllain e tij, por për të mbrojtur veten e tij nga vepra penale e korrupsionit të zyrtarit të lartë dhe fallsifikimit të dokumentave zyrtare. Siç do të provohet sot, me dokumentat zyrtare nga selia e Partisë Demokratike.

Fatmir Xhafa në detyrën e tij si kryetar i Komisionit të Reformës në Drejtësi ka ndryshuar përmes falsifikimit të dokumenteve zyrtare Kodin e Proçedurës Penale, që i siguron paprekshmërinë vëllait të tij Agron Xhafaj. Konkretisht, në nenin 491 të Kodit të Proçedurës Penale.

Duke konsumuar veprat penale të falsifikimit të dokumenteve zyrtare dhe korrupsionit të zyrtarit të lartë, si kryetar i komisionit të Reformës në Drejtësi Fatmir Xhafaj i ka siguruar paprekshmërinë me ligj të vëllait të tij.

Neni i miratuar në Komision parashikon për ekstradimin se: “Në rastin e parashikuar kur personi i kërkuar është dënuar në mungesë dhe nuk jep pëlqimin për t’u ekstraduar Ministria e Drejtësisë fton shtetin kërkues të njohë vendimin penal dhe ekzekutimin e tij. Në rastin kur kërkesa paraqitet, zbatohen proçedurat e esktradimit”.

Neni i falsifikuar: “Kur personi i kërkuar është dënuar në mungesë, me përjashtim të rastit kur shteti kërkues jep garanci për rishikimin e vendimit, përndryshe, as nuk ekstradohet, as nuk e vuan dënimin në Shqipëri”.

Pra, për Agron Xhafajn është shtrembëruar Kodi i Proçedurës Penale përmes një falsifikimi, një vepre penale të Fatmir Xhafajt për të siguruar paprekshmërinë që ai as mos të esktradohet në Itali, as mos vuajë asnjë ditë dënimi në Shqipëri.

Shqipëria është i vetmi vend në botë që ka një Ministër të Brendshëm vëllain e një trafikanti të dënuar droge me vendim gjyqsor të formës së prerë që nuk arrestohet për të vuajtur dënimin.

Shqipëria është i vetmi vend në botë ku kryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi falsifikon proçesverbalet zyrtare të Parlamentit për të mbrojtur vëllain e tij trafikant. A ka krim më të madh se të faksifikosh dokumentet zyrtare të Reformës në Drejtësi për të mbrojtur vëllain trafikant droge nga vuajtja e dënimit?

Fatmir Xhafa vetë është vetë peshku i madh, kokë e një prej familjeve mafiooe ku i vëllai bën trafikun e kokainës dhe ai vetë falsifikon ligjet për të mbrojtur vëllain e tij kriminel nga vuajtja e dënimit.

Agron Xhafa është kriminel i dënuar që i ka shpëtuar vuajtjes së dënimit. Fatmir Xhafa është kriminel i pandëshkuar. Të dy bashkë janë kokat e një prej familjeve mafioze, që ka shndërruar sot Vlorën në kryequtetin mesdhetar të kokainës, ku apartamentet, shtëpitë, makinat shkëmbehen për qese kokaine.

Kjo, sepse Agron Xhafaj, që e thërrasin “Pashai i Vlorës”, trafikantët e drogës, ka nën urdhërat e tij policinë duke filluar nga Drejtori i Përgjithshëm dhe Prokurorinë në Vlorë e në të gjithë Shqipërinë.

Ky është realiteti i shtetit që ka ndërtuar Edi Rama, ku qeveria dhe krimi janë bashkë, të pandashëm, dhe ku rekordet kriminale, personale apo familjare, janë kriteri i vetëm i Edi Ramës për marrjen e posteve të larta publike.

Normalisht Prokuroria duhet të vepronte. Fatmir Xhafa do të duhej të dilte nga kjo sallë me pranga në duar. Por mafia në pushtet i ka marrë masat që kjo të mos ndodhë. Kapja e Prokurorit të Përgjithshëm dhe dje e Prokurorit të Krimeve të rënda këtë qëllim ka.

Kjo është ajo që Raporti i Departamentit të Shtetit e quan – Kapja e shtetit.  Ministri i Brendshëm kokë e një prej familjeve mafioze. Prokuroria vegël e kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm. Këtu ka përfunduar vendi me Edi Ramën. Nuk ka ligj. Nuk ka polici. Nuk ka drejtësi.

Në këto kushte i vetmi që mund ta zgjidhë, e vetmja shpresë për Shqipërinë, është vetë populli, janë njerëzit e thjeshtë të këtij vendi. Koha po thërret si kurrë më pare. Njerëzit e thjeshtë të këtij vendi të marrin në dorë fatin e tyre. Ose qeveria mafioze e Edi Ramës, ose Shqipëria. Të dyja bashkë nuk mund të zgjasin dhe nuk do të zgjasin më!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fadil plhe gjoleka: 10/05/2018 13:29

    O lul krimineli ti duhet vetëm për faljen e detit sikur e kishe të nonës tate k** duhesh var nga gjuha të tjerat s'po ti quajm krimet e vjedhjet je njeri shum inpërbuzur nga shqiptarët .

    Përgjigju
  • Erald: 10/05/2018 13:19

    Ca opozite dhe ca kryetari opozite qe kemi more aman. Turp per mua qe kam votuar PD. Hajd se erdhen zgjedhjet prap po he.

    Përgjigju
  • liga: 10/05/2018 13:18

    Obobo kur flet dhe ky qe vete jurist nuk eshte jo me pastaj lider opozite

    Përgjigju
  • Vangjush: 10/05/2018 13:14

    O Lul vrave 4 veta ne bulevard dhe nuk dhe doreheqjen.

    Përgjigju
  • Ervini: 10/05/2018 13:13

    Ky eshte Basha i trafikut te organeve dhe i shtepise se verdhe

    Përgjigju
  • Fad: 10/05/2018 13:06

    Ti me nofken avokat qenke nje ko*e nga trut sa nuk ka ku vete, po pse or trap e can by**en drejtsia italiane se paska vajt fatmir xhafa i paska urdheruar te leroj vllam, kto prralla or toc ti ka mesu salushja apo lulushja apo ta do suma te folish keshtu.

    Përgjigju
  • Njetri: 10/05/2018 12:37

    Boll more se je bere legen fare sdike fjal tjeter po drog krim bej na nje pun o legen

    Përgjigju
  • dita: 10/05/2018 12:12

    Ti ke vrare 4 njerez dhe ke kurajo dhe flet, ti ke vjedhur parate e rruges kombit, ti ke tradhetuar shqiperine dse doje te falje detin.. nuk je i besuar!!!!

    Përgjigju
  • Avokati: 10/05/2018 12:11

    Fatmir e di gjith vlora qe vllane e nxore ti nga burgu se ishe minister drejtesie dhe udhetove per itali. Pse forca e ligjit vepron per te tjeret. Beji hetim pasuror tet vellai se ka dyqane e shtepi pafund. Ti je turpi i ksaj qeverie. Boll thuaj gonit mos nis me gomone me mall se esht turp .

    Përgjigju
  • Dembelhanë: 10/05/2018 10:40

    Bajgat dembelë që hanë e pinë e vjedhin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Bllokohet aksi nacional Gjirokastër-Përmet, shkak rënia e inerteve nga lartësitë

Bllokohet aksi nacional Gjirokastër-Përmet, shkak rënia e inerteve nga lartësitë