Kroçera e parë për sezonin turistik 2026, ka mbërritur mëngjesin e djeshëm në brigjet e Sarandës me rreth 2600 turistë në bord.
Kryeministri Edi Rama ka postuar video nga mbërritja e kroçerës dhe zbritja e tursitëve për të vizituar nga afër qytetin e Sarandës.
“MIRËMËNGJES
dhe me këto pamje nga Saranda, që çdo ditë mikpret turistët, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Mbërritja e kësaj kroçere shënon hapjen e sezonit të anijeve turistike për vitin 2026 në Sarandë, një segment gjithnjë e më i rëndësishëm për ekonominë lokale, pasi çdo ndalesë e kroçerave sjell mijëra vizitorë që frekuentojnë bizneset, restorantet dhe atraksionet turistike të qytetit.
Komente











