Gazetari Ilir Yzeiri ishte i ftuar sot në studion e “Sot, Live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu, ku u diskutua për zhvillimet e fundit në politikë. Yzeiri përshëndeti nismën e Partisë Socialiste, e miratuar sot në Kuvend, për të shpallur Iranin shtet financues të grupeve terroriste. Gazetari tha se Shqipëria e ka detyrim t’i përgjigjet kërkesa të SHBA-së për shkak të historisë.
“Është veprimi i duhur. Shqipëria dhe shqiptarët në përgjithësi duhet që nëse SHBA i kërkojnë një vendim apo të rreshtohen përkrah tyre, duhet të ngrihen dhe natën. Kjo Shqipëri që kemi sot është dhe falë vullnetit të amerikanëve. Ishin amerikanët që e certifikuan pavarësinë e Shqipërisë dhe mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës. Nuk kemi luksin të shqetësohemi për gjërat që ndodhin larg nesh. Nganjëherë marrim pozat e atij njeriut që heq veten sikur ka peshën e globit në kurriz”, tha Yzeiri.
Yzeiri e cilësoi si të duhurin nisjen e procedurave për ndryshimin e praktikës për caktimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ të ndërmarrë nga Gjykata e Lartë, ndërsa theksoi dhe njëherë kritikat për SPAK dhe përdorimin e shumtë të kësaj mase sigurie.
“Kam qenë i ashpër dhe kritik me vendimet e SPAK që e kanë shpallur arrestin me burg i forma e parë për të vendosur drejtësi apo si forma për të marrë në ndjekje një zyrtar të lartë. Kjo është një nismë për tu përshëndetur dhe shikojmë sesi do të jenë rezultatet”, tha Yzeiri.
Gazetari Yzeiri komentoi dhe rrëzimin e kërkesës së SPAK për marrjen e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut. Ai thotë se qeveria refuzoi lejimin e zbatimit të praktikës kaq shumë të dënueshme të arrestimit.
“Balluku nuk u lirua nga akuzat. Qeveria nuk është se e shpëtoi nga ndjekja penale, por nuk lejuan që të zbatohej një praktikë e dënueshme që është arresti me burg. Farë ndryshimi ka këtu hetimit që po i bëhet Berishës me atë që po i bëhet Belinda Ballukut? SPAK duhet të na tregojë me fakte se hetimi që nis kundër këtyre figurave është i vërtetë”, tha ai.
Po për të njëjtën çështje, ka pasur dhe reagime nga ambasada Britanike, Gjermane dhe Holandeze, duke thënë se imuniteti i deputetit nuk duhet të bëhet pengesë për llogaridhënie para drejtësisë. Yzeiri thotë se kjo nuk e cenon rrugën e Shqipërisë në integrimin drejt BE dhe se ky proces nuk varet nga humori i ambasadorëve në vend.
“Procesi i integrimit nuk varet nga humori që mund të kenë ambasadat edhe ambasadorët, nuk janë Eveopa. BE ka dy standarde, luftë kundër korrupsionit, dhe respektimi i të drejtave t njeriut e standardeve të demokracisë. ke parë ndonjë deklaratë për shkeljet e të drejtave të njeriut apo gjendjen katastrofike të sistemit të drejtësisë”, tha ai.
Ndër të tjera ai komentoi dhe zgjedhjet brenda në PD, për të cilat tha se është vetëm një proces formal që Berisha të rikonfirmohet në krye. Yzeiri thotë se 22 marsi është një festë për qytetarët që i shpëtuan periudhës së komunizmit, por që sot është privatizuar nga PD, ditë kur dhe është caktuar protesta e radhës kombëtare.
“Berisha ka thënë të vërtetën. Është njeriu më i drejtpërdrejtë. Berisha e thotë vetë që kjo do të bëhet se un dua të rikonfirmohem dhe njëherë. Atë e thotë hapur vetë Berisha. Procedurë që bëhet formalisht. Nuk është vetëm dita e fitores së PD, por që shënoi përmbysjen nga komunizmi. Duhet të ishte një festë për të gjithë shqiptarët. Kjo festë është personalizuar nga PD dhe nuk i jep mundësinë të tjerëve për të dakë e për të bërë manifestim që të thuhet q të mos përsëritet më kurrë diktatura”, tha Yzeiri.
Komente












