Nis shpërndarja e shpërblimeve
për efektivët që u futën në Lazarat

Nis shpërndarja e shpërblimeve<br />për efektivët që u futën në Lazarat
TIRANE - Fondi prej 100 milionë lekësh për shpërblimin me dy paga të forcave policore që morën pjesë në operacionin e Lazaratit, nis shpërndarjen këtë javë, fillimisht për FNSH-në dhe RENEA-n.

Kanë nisur procedurat e nevojshme me dokumentacionin për alokimin e parave, ndërsa më tutje pagesat do të vijojnë me repartin “Shqiponja” të Tiranës dhe më pas me efektivët e Gjirokastrës.

Këtë javë shpërndarja e dy pagave dhe shpërblimeve do të kryhet për 400 efektivët e parë.

Llogaritja e shpërblimit ka qenë e njëjtë dhe standarde për të gjithë, ku përfshiheshin dy rroga, minus pjesën e tatuar, ndërsa marrja e dietave për ditët që forcat policore kanë qëndruar në Lazarat është llogaritur 5500 lekë dita.

Ata që ende nuk kanë marë shpërblimin e premtuar janë efektivët e policisë në qarqe që iu bashkuan operacionit në Lazarat, si dhe Delta Forcë.

100 milionë ishte fondi i alokuar me vendim qeverie, në fillim të muajit Korrik për 800 efektivë policie që u angazhuan gjatë operacionit antikanabis në fshatin e Lazaratit, që nisi më 15 Qershor.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë