TIRANË- Koronavirusi nuk ka hequr vëmendjen nga të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit, disa prej të cilëve vijojnë të qëndrojnë në çadra. Rindërtimi nuk është ndalur, ashtu si kurse nga dje ka nisur shpërndarja e ushqimeve për këta familjet e varfra në çadra, pa harruar pensionistët e vetmuar dhe ato me ndihmë sociale.
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka publikuar një video nga ky moment, e ndërsa në krye të këtij operacion qëndron ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Në këto kuti, shpërndahen ushqimet bazë si vaj, miell, makarona, oriz.
"Sot, nën drejtimin e ministres së mbrojtjes, vijon shpërndarja çadër më çadër, në zonën e prekur nga tërmeti dhe derë më derë, kudo në Shqipëri tek pensionistët e vetmuar dhe familjet më të varfra Durim, besim dhe përsëri durim", shkruan Rama.
Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama
Ndërkohë, ministrja Xhaçka u drejtohet qytetarëve duke u premtuar se askush nga familjet në nevojë nuk do të lihet pa mbështetje.
"Në Thumanë dhe zonat e goditura nga tërmeti nisi mbrëmë shpërndarja e pakove ushqimore. Askush nga shtresat në nevojë nuk do të lihet pa mbështetje, ndërkohë pushteti vendor po identifikon nevojat e pensionistëve kryefamiljarë dhe familjeve në nevojë në territorin e tyre", shkruan Xhaçka.
Komente











