Të gjithë me sytë nga Rusia. Sot nis kampionati Botëror i futbollit i 21-të në histori që do të luhet nga 14 qershori deri në 15 korrik kur do të zhvillohet finalja e madhe. Ndeshja e parë është ajo mes mikpritësve të Rusisë dhe Arabisë Saudite që do të luhet në Luzhniki në Moskë. Rreth 30 minuta përpara startit të ndeshjes do të nisë edhe ceremonia e hapjes dhe cdo gjë është gati.
Ikona e muzikës Botërore Robbie Williams do të performojë së bashku me soprano e njohur Ruse Aida Garifullina dhe i pranishëm do jetë edhe Fenomeni Ronaldo për tu uruar mirëseardhjen mijëra tifozëve. Rusi-Arabia Saudite cilësohet si ndeshja me e keqe e mundshme e këtij Botërori duke iu referuar edhe renditjeve të ekipeve në FIFA ku Rusia mban vendin e 70-të dhe Arabia Saudite vendin e 67-të me keq se skuadrat e tjera pjesëmarrëse. Megjithatë të dyja ekipet janë gati për tu përballur në Luzhniki.
Trajneri i Rusisë Stanislav Cherchesov u shfaq me besim përpara mediave duke thënë se skuadra e tij është gati për ndeshjen e parë. Ndërsa nga ana tjetër Arabia Saudite perveç faktit që do të shfrytëzojë në maksimum këtë turne ka dëshirë të shkojë sa më larg. Kështu është shprehur trajneri Juan Antonio Pizzi. Rusi –Arabia Saudite starton në orën 17:00.
Komento