Nis sot Java Europiane e Vaksinimit

/ATSH-Z.Tosku/- Ditën e sotme nis java Europiane e Vaksinimit. Kjo është një iniciativë e vendeve europiane e koordinuar nga zyra e OBSH-së për rajonin europian në bashkëpunim me UNICEF dhe Qendrën Europiane të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve, e cila trajton probleme që lidhen me vaksinimin.
 
Fokusi këtë vit është në nevojën për rinovimin e angazhimeve ndaj imunizimit në nivel politik, profesional dhe personal. Gjatë kësaj jave, vendet e rajonit bashkohen në slloganin - Parandaloni! Mbroni! Vaksinoni! - dhe zhvillojnë aktivitete për të informuar dhe angazhuar personat përgjegjës në sfidat në lidhje me imunizimin.
Kjo iniciativë ka për qëllim të sigurojë vaksinimin universal dhe ndërgjegjësimin për të rritur suksesin e programeve të imunizimit, duke përfshirë të gjithë individët sidomos ata që nuk janë vaksinuar apo nuk kanë marrë të gjitha vaksinat e duhura.
Vaksinimi shpëton më shumë jetë se çdo ndërhyrje tjetër në shëndet publik e megjithatë ende gjate viteve te fundit u shfaqën 31 685 raste me fruth në Europë, një rritje kjo 348 herë më shumë krahasuar me vitin 2007. Kosto e këtyre shpërthimeve epidemike si në njerëz ashtu dhe në vlera monetare është shumë e lartë.
"Vendi ynë prej disa vitesh ka eliminuar qarkullimin e brendshëm të fruthit dhe rubeolës. Po ashtu në vazhdojmë të mbajmë satusin pa polio në vendin tonë. Për të ruajtur këto arritje kryhen përpjekje të vazhdueshme në drejtim të sigurimit të një mbulese vaksinale të fëmijëve 0-14 vjeç, të lartë, përreth 97%, evidentimit të çdo rasti të dyshuar në kohë reale nëpërmjet survejancave sindromike dhe laboratorike, si dhe njohjes së situatës në rajon e më tej, duke patur plane të gatshme të emergjencës, rritjes së vëmendjes për reduktimin në maksimum të fëmijëve të pavaksinuar dhe kombinimit të iniciativave të ndryshme", nënvizon Ministria e Shëndetësisë.
Që nga vitit 2000 janë shtuar 5 vaksina të reja si dhe vaksina të kombinuara dhe është përmirësuar sistemi i rujajtjes dhe transportit të vaksinave në çdo cep të vendit.
Vendi ynë ka marrë pjesë çdo vit në këtë iniciativë duke organizuar aktivitete të ndryshme, përgjatë 10 viteve.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë