Si ‘Viti i Gjuhës Shqipe’, 2024 do ti përkushtohet ruajtjes së saj si trashëgimi e identitetit kombëtar. Këtë të martë rreth 11 mijë nxënës të klasave të 9-ta në të gjithë vendin ishin pjesë Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe.
Për dy orë ata iu nënshtruan 8 rubrikave të njohurive për Gjuhën Amtare, për shkrimin e saj mbi një tekst letrar, krijimin e një poezie, recitimin, kuiz, përfshirjen dhe argumentimin në debate të ndryshme apo edhe përshkrimin e një imazhi. Faza e parë e këtij konkursi ishte mes klasave brenda së njëjtës shkollë.
“Konkursi sot është në nivel shkollash midis klasave, klasa fituese më pas konkurron në nivel shkollash, dhe më pas në nivel kombëtarë. “Shpresojmë ta kemi përfaqësimin dinjitoz në rang kombëtarë, pasi Elbasani është një ndër qytetet fituese në këtë konkurs, sepse është djepi i arsimit edhe identifikohet si qyteti i arsimtarëve” tha Arjana Shella, drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare “Jorgji Dilo”
Kryeministri Edi Rama përshëndeti aktivitetin e nisur në ‘Vitin e Gjuhës Shqipe’ për tuajtur gjuhën amtarë si trashëgimi dhe pasuri kombëtare.
‘Mbi 11 mijë nxënës të klasave të 9-ta nga e gjithë Shqipëria “takohen” sot me nisjen e Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe!’- shkruan kryeministri Edi Rama.
Konkursit Kombëtar i Gjuhës Shqipe do të zhvillohet fillimisht në nivele lokale dhe më pas kombëtare. 16 ekipet më të mira do të përballen në gjysmëfinalet, dhe finale ku priten edhe të shpallen më të mirët.
Ky konkurs, sipas Ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu, synon të nxisë ndjenjën e krenarisë dhe përkatësisë tek fëmijët që nga moshën e vogël, duke i motivuar për të zbuluar thellësitë e gjuhës dhe letërsisë shqipe.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.5%
-
Jo
49.6%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2243
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëri, shqetësim në rritje mbi dhunën në rrjete sociale te të miturit
13 Janar, 18:28
-
Moti i Keq/ Vendi përfshihet nga shiu e bora, bllokohet bypass i Murrizit e 'Rruga e Arbrit', edhe Vlora nën ujë! Pezullohet mësimi në 77 shkolla
12 Janar, 08:34
-
2024, viti i gjuhës shqipe, Rama: Vendosëm piketa për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës sonë
6 Janar, 16:55
-
Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri
26 Dhjetor 2024, 20:07
-
Do të shpërndahen mbi 20 mijë libra artistikë për bibliotekat shkollore, Rama: S’ka dhuratë më të bukur në këtë prag festash
23 Dhjetor 2024, 08:38
-
TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri, Rama: Rrugaçëri, promovon dhunë e krim! Institut për fëmijët në konflikt me ligjin
21 Dhjetor 2024, 13:17
-
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
19 Dhjetor 2024, 17:31
-
Rama largon zv/ministren e Arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin drejtoreshë në gjimnazin 'Petro Nini'
18 Dhjetor 2024, 17:52
-
'S’jam politikan i salloneve dhe biskotave', Ali Ahmeti: Nuk lejoj të preket ligji për gjuhën shqipe
13 Dhjetor 2024, 10:34
-
Çfarë duhet të dini për Ligjin e Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut: Çfarë kontestohet, nga kush dhe pse është shqipja në rrezik?
12 Dhjetor 2024, 11:33
-
Elezi në Report TV: Rusia qëllime për destabilitet nëpërmjet Serbisë! Vendimi për shtyrje i Kushtetueses në Maqedoni për Gjuhën Shqipe, i duhuri
11 Dhjetor 2024, 19:56
-
Alban Daci: Nuk ka Gjykatë që mohon një gjuhë apo ekzistencën e një Kombi!
11 Dhjetor 2024, 14:54