Protestuesit, edhe pse më të paktë në numër, janë mbledhur sërish ditën e sotme në "Rrugën e Durrësit", para Ministrisë së Arsimit. Aty u kanë vënë flakën disa kartonëve në rrugë dhe një koshi mbeturinash.
Një grup prej tyre u nis nga Fakulteti i Mjekësisë dhe u bashkuan rrugës me të tjerë. Deri më tani protesta vijon e qetë në ditën e 15-të, pa incidente e përplasje me policinë.
Qarkullimi në "Rrugën e Durrësit" është i bllokuar.
Lajm në përditësim...
Në ditën e 15-të të protestës, protestuesit janë grumbulluar para Ministrisë së Arsimit.
Situata duket se paraqitet e qetë, përveç një episodi të djegies së një koshi mbeturinash dhe disa kartona në mes të rrugës.







Komente
Komento