Nis sot muaji i hapur i vaksinimit masiv për grupmoshën mbi 18-vjeç, Manastirliu: Paraqituni në qendrat shëndetësore me kartë identiteti! Balla: Mbroni veten dhe njerëzit e dashur

Prej ditës së sotme ka nisur muaji i hapur i vaksinimit të hapur për çdo qytetar mbi moshën 18-vjeç. Qendrat e vaksinimit do të jenë në dispozicion të qytetarëve çdo ditë nga ora 08:00 deri në 20:00.

Përmes një postimi në 'Facebook', Manastirliu iu ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen për të për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe të afërmve. Teksa thekson se mund të paraqiten në çdo qensër vaksinimi me kartën e identitetit.

Lajmi për muajin e hapur të vaksinimit u bë me dije nga Manastriliu 4 ditë më parë, ku në veçanti iu bëri thirrje studentëve për tu vaksinuar me qëllim që të jenë imun kur të kthehen në auditore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:37
Muaji i hapur i vaksinimit, Balla: Duke u vaksinuar mbrojmë veten dhe njerëzit e dashur

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të pavaksinuar që të shkojnë sa më parë pranë qendrave shëndetësore apo qendrave të vaksinimit dhe të bëjnë vaksinën anti-COVID.

Përmes një postimi në 'Facebook', Balla shkruan se me vaksinimin e hapur në të gjithë vendin na jepet mundësia të vaksinohemi për të mbrojtur vetën dhe njerëzit e tjerë rreth nesh.

"Vaksinohuni! Vaksinimi i hapur +18 vjeç po vijon nga veriu në jug. Një apel për të gjithë ata që ende nuk e kanë kryer vaksinën, të paraqiten në qendrat shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, për t’u vaksinuar sa më parë, duke mbrojtur veten dhe njerëzit e dashur", shkruan Balla.

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e OSBE takon Metën, nuk e kursen për sulmet ndaj SPAK: Gjyqësori nuk merr urdhra nga askush

Kryetarja e OSBE takon Metën, nuk e kursen për sulmet ndaj SPAK: Gjyqësori nuk merr urdhra nga askush