Emisioni më i ri në Report Tv, ‘Frontline’ nën drejtimin e Marsela Karapanços u çel për herë të parë me një temë mjaft të nxehtë siç është edhe përçarja e opozitës. Pas sallës së seancës plenare as në studion e ‘Frontline’ Gazment Bardhi nuk u tërhoq nga akuzat se Basha ka marrë dy kate në një kullë në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës. Përplasjes në Kuvend që zanafillë kishte kërkesën e Bashës ndaj Nikollës për ta njohur zyrtarisht si kryetar grupi në parlament, Bardhi i vendosi "kapak" në Report Tv. Për herë të parë ka publikuar dokumentin që përmban përgjigjen e drejtorisë juridike të Kuvendit, sipas të cilit konfirmon se ai është kreu i grupit parlamentar të PD.
"Për Bashën e kam informacionin pasi ka bërë denoncimin dhe e ka çuar në prokurori ka shkuar dhe është lutur në garazhd. Kjo tregon sa i vërtetë është ai. Del ditën e bën akuza kurse natën i shkon në garazhd e thotë është lojë politike. Basha erdhi i kurdisur për të bërë debat me mua dhe opozitën" tha Bardhi.
"Unë jetoj në apartament 90 metra katrorë. Kam tre muaj që duroj shpifjet e Lulzim Bashës. Nëse dikush vendos të shqyejë gojën me baltë ndaj meje do përballet. Basha erdhi në kuvend të bëjë betejë me mua. Do marrë përgjigje' tha Bardhi në studion e ‘Frontline’
Jashtë Kuvendit, Basha i mohoi akuzat duke sfiduar Gazment Bardhin, që ta çojë në gjykatë. Por Bardhi në studion e Report Tv tha se e mirëpret këtë përballje që e quajti "kërcitje të dhëmbëve të thyera".
“Që prokuroria të hetojë Basha duhet t'i drejtohet gjykatës, pa asnjë problem. Si Basha kam dëgjuar shumë gjatë gjithë karrierën tim politike. Kam kaluar shumë nga këto kërcitjet e dhëmbëve të thyera”
Prej javësh dilema se kë do të njohë përfundimisht Kuvendi në krye të grupit parlamentar të PD, ka pushtuar seancat plenare, duke zhvendosur debatin nga shqetësimet e qytetarëve në shqetësimet e brendshme të luftës për karrige në PD.
Vendimi
Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi u shpreh sot në Frontline se nuk e synon postin e kreut të PD-së.
“Jo nuk e kam menduar, nuk kam ambicie të tillë në këtë moment, për sa kohë jam sekretar i përgjithshëm. E vetmja ambicie që kam është që anëtarët e partisë të zgjedhin kryetarin e tyre fitues dhe që e bën PD alternativë për qeverisjen e vendit.
Paralajmërimin e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha se do ta çojë në Gjykatë për akuzat në lidhje me disa kate në një kullë të Tiranës, Gazment Bardhi thotë se e mirëpret.
“Që prokuroria të hetojë Basha duhet t'i drejtohet gjykatës, pa asnjë problem. Si Basha kam dëgjuar shumë gjatë gjithë karrierës tim politike. Kam kaluar shumë nga këto kërcitjet e dhëmbëve të thyera”
Kryetari i Grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi thotë se më mirë lë mandatin sesa të trokasë në derën e një socialisti dhe të komfortohet me Lindita Nikollën. Bardhi thotë se Drejtoria Juridike e Kuvendit i ka kthyer përgjigje Lindita Nikollës se kreu i grupit të PD-së është Bardhi por e fsheh për të mbajtur në Kuvend Bashën, i cili sipas tij përdoret nga mazhoraca. Bardhi thotë se nuk ka nevojë të jetë kokulur dhe t’ia kërkojë këtë të drejtë të tij vetë Nikollës për aq kohë sa ka 28 deputetë që e mbështesin nga 35.
“Unë lë mandatin unë nuk trokas në derën e asnjë socialisti që të më njohë si kryetar grupi ndërkohë që e kam shumicën. Ja kam thënë sot gjatë seancës që të mos vazhdojë këtë teatër. Dua të jem i sinqertë, e kam vlerësuar Nikollën për një qytetari që tregon dhe sot i kam thënë që bën një teatër, se nuk i shkon asaj të fshehë letrat që i disponon. Për interesa politike asaj i intereson se ashtu i thotë Rama. Është i vetmi njeri që thotë jam kryetar opozite ndërkohë që nuk bën opozitë.”- tha Bardhi.
Gazment Bardhi ka lexuar në emisionin “Frontline” në Report Tv përgjigjen e drejtorisë juridike të Kuvendit në lidhje me kreun e grupit parlamentar të PD. Bardhi thotë se sipas juristëve të Kuvendit ai është kryetari i grupit të PD.
“Ne nuk presim ta thotë zonja Nikolla. Interesi i saj është ta mbajë këtë çështje sikur ka ndonjë pikëpyetje. Qëndrimi i Nikollës ka qenë i ngjashëm edhe në raste të tjera. Edhe sot ia kam thënë që mos e vazhdo më teatrin që s’e kam opinionin e juristëve të Kuvendit. E para sepse i fyen juristët, ata janë shumë të zotë. Sepse s’duan tre muaj për një opinion. Opinionin e drejtorisë juridike e ka mbi tryezë, i intereson të bëjë sikur s'e ka.
Drejtoria juridike ka thënë: Kjo pikë saktëson mënyrën e zgjedhjes së kryesisë së grupit parlamentar. Në Kuvend duhet të drejtohet vendimi i grupit parlamentar për zgjedhjen e kryetarit... Ne në rregullore e kemi se kryetari i grupit zgjidhet nga mbledhja e të gjithë grupit. Duhet të jetë e miratuar nga grupi parlamentar dhe jo nga organet e partisë. Nga 35 deputetë të grupt parlamentar, 28 më kanë zgjedhur mua. Dhe mua më ka zgjedhur grupi parlamentar i PD-së, deputetët dhe më zgjedh rregulli i funksionimit të Kuvendit. Lindita Nikolla bën sikur s'e ka dokumentin, se do ta përdorë Bashën si lolo të mazhorancës. I duhet ta kurdisë”, shtoi Bardhi.
Vendimi
Deputeti demokrat Gazmend Bardhi i kërkon Bashës të bëjë transparent transaksionet e blerjes së dy kateve në kullë.
“1 muaj pasi humbëm zgjedhjet futi dy kate kullë në xhep dhe vjen e më thotë aleanca e kullave. Të bëjë transparente transaksionet” tha Bardhi në emisionin “Frontline” në Report Tv.
Gazment Bardhi ka thelluar akuzat ndaj kreut të PD Lulzim Basha pas deklaratës në kuvend ku tha se ka marrë disa kate në një kullë të Tiranës. Bardhi tha se ka video kur Basha futet në garazhin e një oligarku.
“Unë nuk kam lidhur aleancë me askënd. Me Edi Ramën s’do jem. Unë jam në aleancë me gjërat që unë besoj me qytetarët e Republikës. Jam në aleancë vetëm me veten tim. Ti po më thua mua aleancën e kullave ia thashë edhe Bashës... Për Bashën e kam informacionin pasi ka bërë denoncimin dhe e ka çuar në prokurori ka shkuar dhe është lutur në garazhd. Kjo tregon sa i vërtetë është ai. Del ditën e bën akuza kurse natën i shkon në garazhd e thotë është lojë politike. Kur i hyn betejave më mua dua të them se jam i lirë, nëse dikush shqyen gojën me baltë ndaj meje do të përballet. S’e kam betejë me të, unë shkova të bëj betejë me Ramën. Vjen Lulzim Basha dhe bën betejë me mua. Kam video kur Lulzim Basha hyn në garazhin e një oligarky”, shtoi ai.
Kryetari i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi është përplasur me gazetarin Ergys Mërtiri për debatin që ai pati ditën e sotme në Kuvend me Lulzim Bashën.
Bardhi pretendon se Basha është pajtuar me mazhorancën dhe përgatit çdo gjë me skenar me Ramën ndërsa Mërtiri i kërkoi fakte.
Pjesë nga diskutimi:
Bardhi: Konflikti i opozitës gjatë këtyre dy vite e ka dobësuar. Prandaj pjesa dërrmuese e deputetëve të opozitës kanë vendosur që këtij konflikti t’i japin fund.
Mërtiri: Si i dhatë fund? Ju po e ndizni më keq
Bardhi: Unë shkova për të bërë betejë për dy komisionet hetimore që kemi kërkuar
Mërtiri: Ti bërë betejë me Lul Bashën,
Bardhi: Në mënyrë të beftë, u shfaq ish miku im, ish kryetari i PD-së dhe kërkoi fjalën. Dhe unë mendova se do ngrihet atje për një çështje që ka rëndësi ai u mor me mua. Ai sot kishte ardhur i kurdisur, sepse aty është teatër. Ka qenë një skenar, kam informacion për ccdo skenar.
Mërtiri: Dhe ti re brenda në grackën që të ndërthuri Rama nëpërmjet Bashës.
Bardhi: Unë nuk bie në grackën e askujt
Mërtiri: Po si s’re tu i zure me Bashën.
Bardhi: Basha e di që unë jetoj me pagën. Unë jetoj me pagën, në një apartament me 90 metra katrorë. Kam 3 muaj që duroj shpifjet e sponsorizuara të Lulzim Bashës.
Mërtiri: Edhe i përgjigjesh me shpifje
Bardhi: S’ka rezultuar kurrë që të kem bërë një denoncim të ketë dalë e pavërtetë. Basha e pranoi që i ka me transaksione të rregullta të familjarëve të tij. E kam ftuar të më çojë në Gjykatë. Nuk shkova për të bërë debat me të.
Gazetari Bledian Koka në emisionin “Frontline” në Report Tv është shprehur se kryeministri Edi Rama ka frikë nga opozita dhe për të argumentuar këtë deklaratë të tij ai parashtoi disa argumenta.
“Gabimi më i madh që mund të thuash sot është që Rama s’ka interes për Reformën Zgjedhore. Edhe pse Rama tenton ta mbajë ndezur konfliktin brenda opozitës por s’mund të thuash se s’ka interes për Reformën Zgjedhore... Rama ka nevojë t'i blejë zgjedhjet dhe kur ke nevojë të blesh zgjedhjet do të thotë se ke frikë nga opozita. Me gjithë problemet e veta opozita krijoi kaq vota sa mori. Pse i blen votat Rama, pse i përgjon njerëzit. Pse e bën? E bën sepse po të mos e bëjë këtë e din që nuk i fiton zgjedhjet”, tha Koka.
Sigurisht qe Bardhi ka video se ne kete parti spiunet shperblehen. Po video te gjerave qe thoshin koleget e Foltores kur ndodhen vrasjet ne 21 Janar i ka pare Bardhi? Apo ato gjera s’kane rendesi?
PërgjigjuSALI KRIMINELI KA VIDEO EDHE PER VRASJEN E XHUVANIT NE ELBASAN , PRANDAJ JA KA FUT KEMBET NE NJE KEPUCE KESAJ GAZMENDES