TIRANË- Ditën e sotme do të nisë në Shqipëri vaksinimi i personave të parë anti-COVID! 11 janari i 2021 do të jetë një ditë shumë e rëndësishme për vendin në rrugën për t'i dhënë fund betejës disa mujore me COVID-19. Procesi do të nis në orën 15:00. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se këto doza ia ka dhuruar Shqipërisë një vend mik, por që nuk është i autorizuar që të jap emër.
Ndërkohë, ka deklaruar se do ta bëjë edhe vetë këtë vaksinë anti-COVID për të vërtetuar që është e sigurt. Sot do bëjnë vaksinën 50 punonjës të shëndetësisë, mes tyre Shefja e Infektivit, Najada Çomo, Tritan Kalo dhe Pëllumb Pipero. E njëjta shifër parashikohet të bëhet edhe ditën nesërme. Prioritet do të jenë 5 mijë personel mjekësor, që punon në spitalet COVID.
Theksojmë se vaksinimi është falas dhe jo me detyrim.
Report Tv ka siguruar formularin që një person duhet të plotësojë para se të bëjë vaksinën anti-COVID. Në këtë formular bëhet disa pyetje mbi gjendjen shëndetësore të personit si dhe disa informacione mbi vaksinën.
Kryeministri Rama konferencën për shtyp të mesditës së sotme mbylli me batuta me gazetarët.
"Tani me lejen tuaj të iki dhe unë të shkoj të jap amanetet se nuk dihet si shkon vaksina se na mbajtët shumë gjatë këtu. Se ka dhe nga ata që thonë se mund të vdesësh në vend. Kështu që t'i marrim këto masa. Aq më tepër që unë e kam për herë të tretë vaksinën sikundër e di syri.qimi kështu që 2 herë kam shpëtuar, herën e tretë nuk i dihet se çfarë ndodh. Faleminderit për tani dhe nga ora 15 me në krye syrin pastaj me të gjithë sytë dhe veshët tuaj këtu jemi prapë", tha Rama.
Rama ka folur me shifra sa i përket të dozave të vaksinës anti-COVID.
“Kemi 975 vaksina, në javën e tretë vijnë 10 mijë doza nga Pfizer nga kompania, ndërkohë presim dhe 2 mijë doza të tjera nga ky vend mik. Do të vijmë dhe ne në kushtet kur do të kemi më shumë vaksina se kapacitet vaksinues në ditë, nëse Kosova është gati në fillim të pjesës tjetër do ia japim spitalin e Prishtinës”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nuk do të ketë pasoja administrative për personat që nuk do të bëjnë vaksinën anti-COVID.
“Vaksina nuk është e detyrueshme, nuk ka pasoja të asnjë natyre nga pikëpamja administrative për ata që nuk duan të vaksinohet. Nuk ka sesi të mendojnë që nuk do marrin shërbime nga e-Albania. Është shumë e këshillueshme, është arma asgjësuese e COVID, të tjera janë mbrojtëse, jo ofensive, se asgjeëson praktikisht rrezikun, por patjetër që ka njerëz që kanë mendjen e tyre, kanë çuna Facebook që me diplomë fale i druhen Bill Gate se do i marrë sekretet e filxhanit, ka fallxhore që i besojnë lidhje direkte me Zotin dhe konsiderojnë vaksinën një lojë të djallit. Askush nuk penalizohet, mjekët dhe infermierët nuk kanë për të refuzuar sepse e dinë që kjo nuk është lojë. Kanë qarë për kolegët e tyre. Dhe nuk besoj se do të ketë. Nëse ka ndonjë mjek apo infermier që nuk do të vaksinohet sigurisht që nuk do të ketë pasoja”, tha Rama.
Në komunikimin e tij me gazetarët sot, Kryeministri Rama bëri me dije se përveç vendit mik që ka dhënë vaksina për Shqipërinë, po negociohet edhe me 3 vende të tjera.
"Vendi nuk e them dot sepse vetë vendi ka kërkuar konfidencialitet, edhe 3 vendet e tjera që ne jemi në diskutime e kërkojnë. Sepse nëse e bëjnë për Shqipërinë nuk duan që edhe vendet e tjera të kërkojnë të njëjtat gjëra. Pse e bëjnë vetëm për Shqipërinë? Një nga arsyet është se keni Ramën Kryeministër", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do e bëjë vetë vaksinwn anti-COVID.
“Dozat e kësaj jave janë të pakëta në raport me nevojat e përgjithshme, do të japim një kontribut për infektivin e Prishtinës. Ministrja është në kontakt me homologun, është e rëndësishme që Ministria e Shëndetësisë të ketë gati pjesën e ftohjes, ne e kemi, mos gabohem pasnesër do të bëjmë publik me pamje, vendin, mënyrën e ruajtjes dhe të gjithë procesin në mënyrë që të jepi plotësisht transparnet dhe nga ana tjetër për të treguar që gjithçka është e mirë përgatitur si ka qënë në ditën e parë. Nuk jemi më të pasurit apo të zotët, por nuk jemi prapa askujt dhe kjo është një arsye për të qenë krenar për punën dhe kapacitetin e posaçëm që është vënë në dispozicion. Unë do ta bëj vetëm për të dhënë mesazh e qartë që vaksina është e sigurt, por është arma asgjësuese ë këtij miku të padukshëm. Ndërsa ministrja e shëndetësisë dhe anëtarë e kabinetit janë njëlloj si të tjerët dhe nuk kanë pse të hyjnë përpara dhe të marrin atë që u përket. Nuk mund ta bëjë ministria e Shëndetësisë para të ëmës. Një pjesë të afektuar nga llumi i rrjeteve sociale, do ta bëj siç e kanë bërë edhe kolegët e mi në vendet e tjera. Do ta bëj sot vetëm për këtë arsye. Nuk do të doja t'i zija vendit akujt tjetër. Askush nuk është i detyruar ta bëjë vaksinën por është shumë e këshillueshme sepse është arma që e mbron njeriu nga ky armik”, tha Rama.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se vaksinimi anti-COVID, nuk do të jetë vetëm në Tiranë, por do të shtrihet në Vlorë e Shkodër dhe më pas në qytetet e tjera, teksa ka dhënë detaje edhe nga procedura e vaksinimit.
“Kanë bërë një vlerësim të imtësishëm të situatës së administrimit të vaksinës në vendet europian,e kanë studiuar planet dhe në bazë të standarteve më të mira kanë realizuar planin kombëtar i cili përfshin disa aspekte, që është prioritizimi i grupeve dhe fillojnë me mjekët, edhe këtu ka një prioritizim se personali mjekësor është 23 mijë. Të gjithë punonjësit e shëndetësisë që ofrojnë shërbim në spitalet COVID do të jenë të parët që do të vaksinohen. Më tej vijojmë me ato në reanimacion, urgjenca dhe në të gjithë sistemin shëndetësor. Prioritare për t’u vaksinuar janë personat e moshuar dhe ato me probleme shëndetësore. Personat e të moshuar që jetojnë në shtëpi të moshuarve dhe shtëpitë e kujdesit shëndetësor, do të vijojmë me personat rreth 75 vjec që janë rreth 170 mijë. Në Arenën Kombëtare, sipas kohës që i nevojitet një personi për vaksinim, se në momentin që ai vjen për t’u vaksinuar ka një formular dhe kërkon një kohë të posaçme dhe më pas kryerjes së vaksinën qëndron në monitorim 30 minuta. Shpërndarja e vaksinës nuk do të jetë vetëm në Tiranë, fillomë me Shkodrën dhe Vlorën. Janë marrë masa për vendosjen e postacioneve do të jenë në monitorim jo vetëm me mjekë, por ekipi i Urgjencës kombëtare do të luajë një rol të rëndësishëm. Do të shënohet data e vaksinës së parë, pastaj të vaksinës së dytë”, tha Manastirliu.
Kryeministri Rama, në daljen për mediat, para fillimit të vaksinimit sot, tha se dozat që do të përdoren sot ia janë dhënë Shqipërisë nga një vend mik brenda BE. Rama tha se nuk është Greqia dhe se nuk është i autorizuar që t'ia thotë emrin.
"Kemi arritur në kushte jo pak të lehta të garantojmë 500 mijë dosjet e para të Pfizer por edhe të sigurojmë fillimin e vaksinimit para afatit falë marrëdhënieve bilaterale që sikundër e kam thënë janë kyçe në këtë proces të çuditshëm. Faktikisht strategjia dhe drejtimi i përcaktuar nga Bashkimi Evropian për tu investuar në skemën e COVAX ka rezultuar që të jetë ende sot që flasim një drejtim i papërcaktuar në kohë. Pra, pavarësisht angazhimti me COVAX të Shqipërisë dhe vendeve jashtë BE nëse do të qëndronim në pritje do të ishim ende në pritje dhe nuk dihet ende sot sa do të zgjaste kjo pritje.
Jemi angazhuar intensivisht me kanale të tjera. Ia kemi dalë të kontaktojmë drejtpërdrejtë në Nju Jork Pfizer. Njëkohësisht kemi hapur 4 kanale të tjera bilaterale në katër vende. Dhe vaksinimi sot është si rezultat i njërës prej vendeve të BE që nuk jam i autorizuar t'ia them emrin. Nuk është Greqia. Procese ndërveprimi për vaksinën që janë të llojeve të ndryshme. Ka proces ku një vend X është i gatshëm që të jap një pjesë se nuk i përdor dot të gjitha menjëherë dhe ato t’i shesë, për fat të mirë në gjithë kanalet ku tregtohet vaksina Pfizer çmimi është i njëjtë për të gjithë, ka kanale ku veprohet me këmbim, ku një vend kërkon më shumë doza në X kohë dhe një tjetër i garanton se këto doza do i marrë me shkëmbim, duke i kthyer pas. Është fakt që në një garë lypsash për vendin e tyre, unë jam pretendent për vendin e parë", tha Rama.
Ditën e sotme do të nisë në Shqipëri vaksinimi i personave të parë anti-COVID! Në videon e mëposhtme Report Tv sjell pamja nga duken pamje nga brenda stadiumit "Air Albania", që do të jetë qendra e parë e vaksinimit në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama ka bërë një përmbledhje të luftës së Shqipërisë përballë COVID, teksa shkruan se sot me nisjen e vaksinimit lufta ndaj armikut të padukshëm hyn në fazën e ofensivës së madhe për largimin e tij përfundimtar.
“Mirëmëngjes dhe pak orë nga nisja e fushatës së vaksinimit Shqipëria Buzëqesh duke ju marrë pak minuta nga koha juaj, për të hedhur vështrimin pas në orët, minutat, ditët, javët e muajt e jashtëzakonshëm të luftës me Armikun e Padukshëm, e cila sot hyn në fazën e ofensivës së madhe për largimin e tij përfundimtar nga jeta jonë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë në luftën ndaj COVID-19
771 mjekë në vijën e parë
1936 infermierë e laborantë
134 epidemiologë
979 staf mbështetës
3500 vullnetarë
6 milion mjete mbrojtëse për stafin mjekësor
4 laboratorë për testim
51 pika të testimit të shpejtë në komunitet
507 respirator
550 shtretër në 4 spitalet COVID
1600 shtretër për spitalet rajonale COVID
Aman o rama merr sa me shume vaksina se po na vdesin kot te njohurit....
Përgjigju