Nis sot Samiti i NATOS
Maqedonia jashtë axhendës

Nis sot Samiti i NATOS<br />Maqedonia jashtë axhendës
CIKAGO-  Shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të NATO-s, janë mbledhur në Çikago, qytetin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, ku sot dhe nesër zhvillohet samiti i NATO-s në 63-vjetorin e ekzistimit të kësaj aleance.
Një varg temash janë caktuar për këtë samit, ndërsa në deklaratën përfundimtare të tij pritet të vlerësohet edhe puna e deritashme e NATO-s në Kosovë, ku përmes operacionit të KFOR-it, aleanca me partnerët e vet kanë synim krijimin e një ambienti sa më të sigurt.
Rajoni i Ballkanit do të jetë temë e diskutimeve në këtë samit. Edhe në këtë samit Maqedonia nuk pret ftesën për anëtarësim përsa kohë nuk ka zgjidhur problemin me emrin.
Pritet që edhe nga ky samit NATO-ja të përsërisë përkushtimin për të vazhduar kontributin në rajonin e Ballkanit, por edhe për të vazhduar procesin e zgjerimit të aleancës përmes vazhdimit të politikës së dyerve të hapura.
Sa i përket rajonit të Ballkanit, në NATO pohojnë se pavarësisht sfidave që ekzistojnë ende në këtë rajon, ai është i qetë dhe është arritur përparim i dukshëm në aspektin e sigurisë.
Si dëshmi e suksesit të NATO-s përmendet edhe fakti se tashmë Shqipëria dhe Kroacia janë vende të barabarta anëtare të NATO-s, të cilat ndihmojnë në operacionet e tjera nëpër botë. Ndërkohë që vendet tjera të rajonit janë ose në procesin e planit të veprimit për anëtarësim ose partnerë të NATO-s.
Por, tema më të vështira sesa Ballkani në këtë samit, do të jenë Afganistani dhe plani i NATO-s për të përmbyllur operacionin ushtarak në këtë shtet deri në vitin 2014.
Angazhimi kryesor i shefave të shteteve të NATO-s në këtë samit do të jetë edhe transformimi i aleancës për t’u përgatitur për përballjen me sfidat e reja të sigurisë, të cilat janë të ndryshme nga ato që ishin në rastin e ndërhyrjeve në Bosnje dhe Kosovë.
Ky eshte samiti i 25-te i NATO-s, për Shqipërinë ky eshte samiti i dyte i krereve te shteteve, ku Shqiperia merr pjese pas anetaresimit me te drejta te plota ne Aleancen e Atlantikut te Veriut ne prill te viti 2009. Ne samitin e Çikagos, kryeministri Berisha shpqerohet nga ministri i Jashtem, Edmond Haxhinasto dhe ministri i Mbrojtjes Arben Imami.
Presidenti amerikan, Barak Obama, është shprehur jashtëzakonisht i lumtur se pikërisht nën qytetin e tij zhvillohet samiti i NATO-s. Ai ka thënë se Çikago është një vend i përsosur për të forcuar lidhjen ndërmjet SHBA-së e Kanadasë me partnerët e tyre në Evropë.
Edhe ky samit është duke u zhvilluar nën masa të rrepta të sigurisë, ndërsa në qytet gjatë ditës ka pasur disa protesta.

(ns/shqiptarja.com)


  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë