Nis sot samiti dy ditor i Këshillit Evropian, Rusia dhe Hungaria në qendër të agjendës

Nis sot samiti dy ditor i Këshillit Evropian, Rusia dhe Hungaria në qendër të agjendës

Gjatë samitit dy ditor që do Këshillit Evropian në Bruksel, liderët do të diskutojnë një strategji të ri të raporteve me Rusinë, Turqinë, politikën për rimëkëmbjen ekonomike post-covid si dhe për ligjin që ndalon përdorimin e literaturës që përmend LGBTQ në literaturën shkollore të miratuar nga Hungaria.

Në samit do të vendoset nëse BE-ja do të kërkojë një samit me presidentin rus, Vladimir Putin, menjëherë pas atij me Biden që u mbajt në 16 Qershor në Gjenevë. Përfaqësuesit e Francës dhe Gjermanisë paraqitën një propozim për të mbajtur një samit me Putinin si një përpjekje për të përmirësuar lidhjet për të cilat blloku evropian thonë se janë në një nivel tejet të ulët.

Megjithatë, disa diplomatë të BE deklarojnë se  së pari duhet të ketë përmirësim të raporteve dhe pastaj të vendoset për mbajtjen e samitit.

BE-ja dhe Rusia kanë mosmarrëveshje për shumë çështje, përfshirë Ukrainën dhe Bjellorusinë, të drejtat e njeriut dhe së fundmi edhe për burgosjen e liderit opozitar rus Navalny.

BE-ja gjithashtu akuzon Moskën për ndërhyrje në zgjedhje, përhapjen e dezinformimit dhe kërcënimin e sigurisë dhe stabilitetit në Evropën Lindore.

Debati mbi ligjin anti-LGBT të Hungarisë, me shumë mundësi do të diskutohet ditën e parë të samitit. Legjislacioni u miratua në 15 qershor dhe pritet të hyjë në fuqi së shpejti.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha më 23 qershor se ligji në mënyrë të qartë "diskriminon njerëzit në bazë të orientimit të tyre seksual" dhe kancelarja gjermane e konsideroi të gabuar .  Ligji u ndalon fëmijëve dhe të rinjve librat, filmat dhe përmbajtjet tjera, që flasin për seksualitet tjetër, përveç heteroseksualitetit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore