Nis sot testimi i shpejtë për COVID! Manastirliu: Së shpejti do hapen pika në Tiranë dhe në qytetet e tjera për testim me rezervim nga mjeku i familjes

TIRANË- Nga sot në Tiranë do të nisin të aplikohen testet e shpejta për pacientët që shfaqin simptoma të COVID-19. Këto teste do të japin përgjigjen brenda 15-30 minutash dhe do të aplikohen fillimisht te ato që konsiderohen si vatra të rrezikshme infeksioni.

Më pas siç Shqiptarja.com mëson, pas datës 20 dhjetor, testimi do të bëhet me rezervim nga mjeku i familjes. Do të jetë pikërisht ai që do të përcaktojë se kush do t'i nënshtrohet këtij testi. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu ka bërë me dije se do të hapen edhe disa pika në Tiranë dhe në qytete të tjera për testimin me rezervim pranë mjekut të familjes.

"Nga sot ekipet e epidemiologëve të terrenit do të kryejnë edhe testet e shpejta, përveç testimit me metodën PCR, duke rritur aksesin për qytetarët për testimin në kohë dhe të sigurt 100,000 teste të shpejta të siguruara dhe do të vijojmë të rrisim kapacitetet me të dy metodat e testimit. Së shpejti, hapen disa pika në Tiranë dhe në qytetet e tjera për testimin me rezervim pranë mjekut të familjes", shkruan ministrja.

Në total në dispozicion janë 100 mijë teste të shpejta. Ato duhet të bëhen jo më vonë se pas 5 ditësh pas shfaqjes së simptomave si temperaturë e lartë, mungesa e shijes dhe e nuhatje, kollë dhe dhimbje gjoksi.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Akrepi: 07/12/2020 10:36

    Bravo , nje pune e shkelqyer nga qeveria ( ministria e shendetesise ) . C'do shqipetar ndjehet shume mire , kur behen pune per te qene . Ndoshta kushtojne aparatet , humbim ca para , por shpetojme dhe fitojme jete njerezish . Pershendetje .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën