Pushimet mbaruan dhe rrugët e qyteteve, ashtu si klasat e mbi 1700 shkollave në çdo cep të vendit u mbushën me entuziazmin dhe gjallërinë e mbi 350 mijë nxënësve .
Me lule në duar, një pjesë edhe në lot prej emocioneve, 350 mijë nxënës iu drejtuan këtë të hënë bankave të shkollave në nisje të vitit të ri shkollor 2024-2025. 28 mijë janë të vegjlit që u ulën për herë të parë në banka, ndërsa 27 mijë u regjistruan në klasat e 10-ta në gjimnaz.
Raela dhe Orkid Musaj, motër e vëlla në shkollën 9-vjeçare “Vasil Shanto” në kryeqytet, ndryshe nga shumë bashkëmoshatarë, në ditën e parë të shkollës ata u shoqëruan nga gjyshja e tyre Olimbije, me të cilën jetojnë, pasi prindërit i kanë në emigrim.
“Prindërit i kanë në Angli, prej dy vitesh rrinë tek unë”.- u shpreh gjyshja.
Prej dy vitesh, 60 vjeçarja ua ka dedikuar jetën nipit e mbesës, ndërsa nuk e fsheh entuziasmin e të vegjëlve në ditën e parë të shkollës dhe rëndësinë e arsimimit.
“Është më e vështirë se të rrisja fëmijët e mi, prej dy vitesh nuk jam as në punë”.- tha ajo.
Ashtu si për Raelën dhe Orkidin mëngjesi i 9 shtatorit nisi vrullshëm për fëmijët e prindërit në kryeqytet, të cilët vrapuan për në shkollë që në mëngjes, teksa si çdo vit edhe ky vit nisi me himnin kombëtar.
Speciale dhe për t’u mbajtur mend gjithë jetën kjo ditë është për ata që ulen për herë të parë në banka, teksa nuk i fshehin emocionet.
Report TV ishte në disa shkolla të kryeqytetit për të parë nga afër nisjen e procesit mësimor. Drejtoresha e shkollës 9 vjeçare “Bashkim Fino” në Qytet Studenti, Ines Myftari tregon risit e këtij viti shkollor...
Dita e shumëpritur për të vegjlit, solli edhe trafik të rënduar, ndërsa policia e Shtetit dhe Bashkia e Tiranës kishin ndërmarrë masa edhe më herët.
M.Q./I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7429
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTO/ Ja si duken shkollat e reja në Durrës që hapën dyert këtë vit të ri shkollor
10 Shtator, 09:44
-
Viti i ri shkollor, Gonxhja në shkollën 'Gjergj Canco': Kërkesa të larta për të gjitha drejtimet profesionale
9 Shtator, 19:48
-
Vëzhgim i Report TV/ Mësim me turne në Berat dhe Lushnje! Mbyllen 14 shkolla në fshatrat e Korçës, Dibrës e Kukësit
9 Shtator, 14:37
-
Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për një arsim elitar në Rajon!
9 Shtator, 12:31
-
Nisi shkolla, urojnë krerët e shtetit e politikës: Një vit i mbarë shkollor për nxënësit, mësuesit dhe prindërit
9 Shtator, 08:58
-
Tekstet shkollore falas për arsimin bazë dhe të mesëm! Rama: Përfitojnë 238 mijë nxënës! Mbështetje për familjet
27 Gusht, 08:20
-
Kolonjë/ Gjendet mësuesja për nxënësen e vetme në shkollën e fshatit të thellë Boshanj! Alesia nis shkollën pas apelit në Report Tv
19 Shtator 2023, 16:51
-
Fier/ Nxënësit romë nuk braktisin shkollën: Mësueset na edukojnë, transportin e kemi falas
13 Shtator 2023, 16:27
-
Ulje drastike e numrit të nxënësve në mbarë vendin! 30 mësues largohen nga puna në Fier, mbyllen 6 klasa të para në Korçë
11 Shtator 2023, 18:57
-
Report Tv në Zall Herr, aty ku protestohet dhe mësohet! Fëmijët në protestë për rrugën, bojkotojnë mësimin
11 Shtator 2023, 18:15
-
Jarisa nis klasën e parë pa nënën e me barkun bosh! Babai invalid apel për ndihmë: As me bukë nuk i ngop dot fëmijët
11 Shtator 2023, 18:06
-
Përurohet shkolla e re 'Lekë Gjiknuri', Veliaj uron nxënësit: Hapim 9 shkolla dhe 5 kopshte të reja! Dita e parë e shkollës shkoi e qetë dhe pa incidente
11 Shtator 2023, 13:37