Nis takimi i Këshillit të Ministrave të OSBE, Bushati takim me homologun turk Çavushoglu

TIRANË, 4 Dhjetor /ATSH/ -Në Bazel të Zvicrës ka nisur sot mbledhja e 21-të e Këshillit të Ministrave të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), raporton Anadolu Agency (AA).
Në këtë mbledhje janë takuar ministrat e jashtëm të më shumë se 50 vendeve, ku merr pjesë edhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry dhe Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov.
Ministrat, para fjalimit të hapjes së mbledhjes dy ditore kanë pasur takime të shkurtra me njëri-tjetrin. Gjithashtu në këtë mbledhje janë takuar Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavushoglu dhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati të cilët kanë ardhur në Bazel për të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Ministrave të OSBE-së.
Mevlut Çavusoglu, ka zhvilluar bisedime dypalëshe me homologun e tij shqiptar dhe atë austriak. Sipas informacionëve të marrë nga burimet diplomatike, Çavusoglu, falënderoi Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati për mbështetjen ndaj Turqisë për anëtarësim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Çavusoglu, ka përgëzuar homologun e tij për marrjen e presidencës në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.
Në takim u shkëmbyen pikëpamje për rritjen e vizitave midis dy vendeve dhe rritjen e marrëdhënieve bilaterale. Gjithashtu Bushati ftoi Ministrin Çavushoglu për vizitë në Shqipëri..
Në ditën e parë të mbledhjes do të diskutohet kriza në Ukrainë, ndërsa në ditën e dytë tema kryesore do të jetë lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar. Në takimin e Këshillit të Ministrave të OSBE-së krahas krizës së Ukrainës dhe luftë kundër terrorizmit do të diskutohen sfidat e përbashkëta të OSBE-së dhe përpjekjet për të zgjidhur konfliktin në rajonet Karabag, Abkhazia, Osetia e Jugut dhe Transnistria,
Në fjalën e tij të hapjes së takimit, Presidenti i Konfederatës Zvicerane dhe Ministri i Jashtëm Didier Burkhalter, është shprehur se në Ukrainë nuk është arritur sigurimi i një armëpushimi të qëndrueshëm, dhe duke vënë në dukje se procesi politik nuk ka pasur përmirësim tha se "Situata në Ukrainë është e brishtë".
Në takimin e OSBE-së që korrespondon me 40 përvjetorin e "Helsinki Nihai Senedi" që ka një rol të rëndësishëm në krijimin e organizatës në vitin 1975 do të shqyrtohen për 2015 zhvillimet politike, ushtarake, ekonomike dhe të tjera. Vendi ku po zhvillohet takimi ruhet nga 3 600 ushtarë. Me rastin e takimit hapësira ajrore prej 46 km katror do të mbahet e mbyllur deri ditën e premte. /gj.m/./a.g/

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?