Ndryshe nga herat e kaluara, në zyrat e Kuvendit të Kosovës ka filluar mbledhja në nivel të liderëve në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Të dy partitë sot diskutojnë për ndarjen e ministrive dhe për emërimin e postit të presidentit pas rreth 2 viteve. Për çështjet tjera ndërkaq janë dakorduar në nivel të grupeve punuese, njofton Klan Kosova.
Nga Lëvizja Vetëvendosje të pranishëm janë kreu i partisë, Albin Kurti, nënkryetari Besnik Bislimi, nënkryetarja Fatmire Kollçaku si dhe anëtarja e kryesisë, Albulena Haxhiu.
Prej LDK-së ndërkaq janë kreu i partisë, Isa Mustafa, nënkryetari i parë, Agim Veliu, nënkryetari Lutfi Haziri, kandidatja për kryeministre dhe nënkryetarja e partisë, Vjosa Osmani dhe anëtari i kryesisë, Avdullah Hoti.
Turp me te madh se kaq mos i raft kosoves,vertet kemi pritur ndryshime dhe kemi shpresuar ne Kurtin por ama te bie ne kete nivel saqe te bej reklama me nje sakat qe mezi qendron ne kembe se kam menduar kurre,ju ba isa mustafa "engjull" qe para disa muajsh ishte ish minister i millosheviqit tash i "uron " fitoren,turp te qofte Albin Kurti me mire te kishe bere koalicion me sllavko petroviqin sesa me sherbetor te millosheviqit,ani shif isa mustafa,agim veliu,ai vathi luta,avdullah hoti me babgjyshin xhandar te serbise e vllaznit xhihadiste duan ta shpetojne kosoven,o lum kosova lum e kuku per neve!
Përgjigju