Operatoret privat që do ta marrin me qera hapesirat në plazhin e Shëngjinit dhe Tales nuk do të lejohen të operojnë pa vendosur kullat e vrojtimit sëbashku me përsonelin që nevojitet.

Paralajmerimi ka ardhur nga Prefekti i Lezhës Gjergj Prendi i cili ishte i pranishem në nisjen e trajnimit të vrojtuesve të plazhit.

Punesimi i vrojtuesve të kualifikuar shihet si domosdoshmeri, ndaj dhe po trajnohen një numer i konsiderueshem të rinjsh.

Siguria në plazhet e Lezhës ka qenë shqetësim i vazhdueshem gjatë sezoneve të

kaluara, pasi në vazhdimesi operatoret privat nuk i kanë plotësuar kriteret e përcaktuara në ligj.