Nuk zbatohet ligji, sezoni nis pa vëzhgues në plazhet e Vlorës! Turistët ukrainas: Keqardhje për mungesën e pastërtisë

Sezoni veror ka startuar në qytetin bregdetar të Vlorës dhe plazhet janë të frekuentuara nga vendas dhe turistë të huaj. Nga një vëzhgim i Report Tv në Lungomare vihet re se kullat e vrojtimit janë të boshatisura.

Trajnuesi i vrojtuesve, Përparim Kamberaj shprehet se ligji ekziston prej 4 vitesh, por nuk zbatohet.

"Prej 4 vitesh është një vendim i Këshillit të Ministrave që kërkon sigurinë nëpër plazh, duhet të shikohen vrojtuesit e plazheve sepse ky ligj nuk po zbatohet. Duhet të lëvizin strukturat ligjzbatuese për ta vënë në jetë këtë ligj, rojet bregdetare janë shumë të rëndësishme pasi këshillojnë pushuesit dhe parandalojnë rreziqet", tha ai

Të shqetësuar për mungesën e rojeve bregdetare janë dhe qytetarët.

"Ka shumë fëmijë që nuk dinë not, është e rëndësishme", thotë një qytetar.

"Në çdo moment mund të ndodhin incidente dhe duhet të ketë vrojtues plazhi", shprehet një tjetër.

"Kullat janë, por janë bosh", thekson një tjetër qytetar.

Pushuesit nga Ukraina thanë se përpos rojeve bregdetare, mungon dhe pastërtia në plazhet e Vlorës.

Jemi nga Ukraina dhe vijmë për herë të parë në Shqipëri. Zgjodhëm Vlorën të pushojmë se është një vend i mrekullueshëm dhe me njerëz miqësor, por na vjen keq për papastërtinë në plazhe të tilla kaq të bukura", tha pushuesi nga Ukraina.

Një nga rregullat e protokollit anticovid është distanca prej 3.5 m ndërmjet çadrave. Pamjet tregojnë qartë se nuk zbatohet në plazhet e Vlorës.

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia