Ka nisur udhëtimin treni i parë i mallrave i cili do të lidhë Kinën dhe Anglinë nëpërmjet “hekurudhës së mëndafshtë”.
Ky udhëtim është 8 000 milje i gjatë dhe do të zgjasë dy javë e gjysmë. Ai është një nga udhëtimet më të gjata me tren në të gjithë botën.
Treni e ka nisur udhëtimin e tij në stacionin Yiwn West Railway, në provincën e Zheijang ditën e diel dhe është duke udhëtuar drejt kryeqytetit anglez, Londrës.
Për të arritur në Londër, treni do të kalojë në Kazakistan, Rusi, Bjellorusi, Poloni, Gjermani, Belgjikë dhe Francë, duke realizuar kështu linjën e 15-të hekurudhore midis Kinës dhe kontinentin evropian.

(Harta e vendeve nga ku do të kaloj treni)
Kjo linjë hekurudhore është pjesë e projektit të presidentit Kinez, Xi Jinping. Projekti njihet me emrin “Një rrip, një rrugë”, ndërsa kohë më vonë mori nofkën “Hekurudha e mëndafshtë”.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, beson se shtrirja e një rrjeti hekurudhor përmes Evropës, do të ndihmojë ekonominë e Kinës të lidhet edhe më shumë me atë të Evropës, Azisë dhe Lindjes së Mesme.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com