Nis vaksinimi me 300 dozat e para në Elbasan, Manastirliu: Procesi për bluzat e bardhë më të rrezikuara, më pas më të gjithë stafin mjekësor të këtij qarku

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se vaksinimi që nisi sot në spitalin rajonal të Elbasanit do të vijojë fillimisht me mjekët dhe infermierët që janë më të rrezikuar si ata në urgjenca dhe reanimacion dhe më pas me ardhjen e dozave të tjera do të vijohet me të gjithë stafin  e  bluzave të bardha për këtë qark. Në Elbasan janë dërguar 300 vaksina të Pfizer dhe më fund të muajit mars pritet të mbarohet vaksinimi me bluzat e bardha dhe të nis me moshat +80 vjeç.

"Procesi i vaksinimit nis sot edhe në Elbasan, me mjekët dhe infermierët në shërbimet më të ekspozuara ndaj COVID-19 si urgjenca dhe reanimacioni dhe më pas në të gjithë personelin e bluzave të bardha me njësitë e tjera të qarkut Elbasanit. Gjatë muajit shkurt dhe mars do të përfundojmë të gjithë vaksinimin e personelit mjekësor dhe do të shtrihemi më tej edhe për grupmoshat + 80. Në Elbasan po shtohen investimet ku spitali nga një godinë e rrënuar, tashmë urgjenca dhe patologjitë ofrojnë një shërbim dinjitoz për qytetarët. Investimet në Elbasan do të vazhdojnë, jo vetëm te Pediatria por edhe tek qendrat e tjera shëndetësore", tha Manastirliu


Lajmi kryesor:

Nis vaksinimi i mjekëve në Elbasan, Rama: Batakçinjtë duan t’iu përbaltin emrin! Spitali sot s'njihet krahasuar me 7 vite më parë


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen