Nis vaksinimi i mjekëve në Elbasan, Rama: Batakçinjtë duan t’iu përbaltin emrin! Spitali sot s'njihet krahasuar me 7 vite më parë
Ka nisur procesi i vaksinimit të bluzave të bardha në Elbasan. Kryeministri Edi Rama ka qenë së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta manastirliu për të inspektuar procesin
Ka nisur procesi i vaksinimit të bluzave të bardha në Elbasan. Kryeministri Edi Rama ka qenë së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për të inspektuar procesin.
Nga atje ka thënë se Spitali Rajonal, me Pediatrinë e Re pëson një transformim rrënjësor, që e bën atë të mos njihet krahasuar me 7 vite më parë.
“Spitali Rajonal, Elbasan - Me Pediatrinë e Re mbyllet transformimi rrënjësor i këtij spitali, që sot nuk njihet krahasuar me 7 vjet më parë, ndërkohë që nis vaksinimi edhe për bluzat e bardha në këtë zone”, tha Rama.
Ai ka thumbuar dhe ata që sipas tij hedhin baltë kundrejt bluzave të bardha.
“Batakçinjë duan t'iu përbaltin emrin por se heqin dot sakrificën që po bëni. Kurajo rezistncë durim dhe angazhim. Dhe kjo pjesë do rregullohet sepse kërkon kohën e vetë”, shtoi ai.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:20
Nis vaksinimi me 300 dozat e para në Elbasan, Manastirliu: Procesi për bluzat e bardhë më të rrezikuara, më pas më të gjithë stafin mjekësor të këtij qarku
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se vaksinimi që nisi sot në spitalin rajonal të Elbasanit do të vijojë fillimisht me mjekët dhe infermierët që janë më të rrezikuar si ata në urgjenca dhe reanimacion dhe më pas me ardhjen e dozave të tjera do të vijohet me të gjithë stafin e bluzave të bardha për këtë qark. Në Elbasan janë dërguar 300 vaksina të Pfizer dhe më fund të muajit mars pritet të mbarohet vaksinimi me bluzat e bardha dhe të nis me moshat +80 vjeç.
"Procesi i vaksinimit nis sot edhe në Elbasan, me mjekët dhe infermierët në shërbimet më të ekspozuara ndaj COVID-19 si urgjenca dhe reanimacioni dhe më pas në të gjithë personelin e bluzave të bardha me njësitë e tjera të qarkut Elbasanit. Gjatë muajit shkurt dhe mars do të përfundojmë të gjithë vaksinimin e personelit mjekësor dhe do të shtrihemi më tej edhe për grupmoshat + 80. Në Elbasan po shtohen investimet ku spitali nga një godinë e rrënuar, tashmë urgjenca dhe patologjitë ofrojnë një shërbim dinjitoz për qytetarët. Investimet në Elbasan do të vazhdojnë, jo vetëm te Pediatria por edhe tek qendrat e tjera shëndetësore", tha Manastirliu
Ore është Ekonomi Tregu,kapitalizmi,por në Shqipëri ,çdo hallkë e Sistemit shëndetësor etj me rradhë i hodh në erë nga Biberisho-viçët e company,në shërbim të Agjenturave të huaja Sllovo-greke
Përgjigju
Alb: 20/02/2021 15:45
Mesa duket Rama jeton ne Hene se ne planetin Toke , dhe ate vend qe quhet Shqiperi nuk ka me asnje kontakt... Sistemi shendetesor sot, si edhe kur qeveriste opozita( qe mos i ngelet hatri asnjerit) eshte i shkaterruar dhe akoma me keq i korruptuar. Me vjen keq Z. Kryeminister qe e keni humbur totalisht kontaktin ne realitetin. Ju urroj sa me shpejt te shkuara dhe mos harroni te beni gati avjonin per ne Turqi apo Itali ,kur juve apo ndonje tjetri nga raca e politikberesve ne Shqiperi Covidi tju trokase deren... Per ne te tjeret mos e vrisni mendjen , jetojme ne vendin me sistemin mjekesor qe te gjithe na e kane zili.
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
Po
37.8%
Jo
53%
Nuk e di
9.2%
Vota total: 2080
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
Ore është Ekonomi Tregu,kapitalizmi,por në Shqipëri ,çdo hallkë e Sistemit shëndetësor etj me rradhë i hodh në erë nga Biberisho-viçët e company,në shërbim të Agjenturave të huaja Sllovo-greke
PërgjigjuMesa duket Rama jeton ne Hene se ne planetin Toke , dhe ate vend qe quhet Shqiperi nuk ka me asnje kontakt... Sistemi shendetesor sot, si edhe kur qeveriste opozita( qe mos i ngelet hatri asnjerit) eshte i shkaterruar dhe akoma me keq i korruptuar. Me vjen keq Z. Kryeminister qe e keni humbur totalisht kontaktin ne realitetin. Ju urroj sa me shpejt te shkuara dhe mos harroni te beni gati avjonin per ne Turqi apo Itali ,kur juve apo ndonje tjetri nga raca e politikberesve ne Shqiperi Covidi tju trokase deren... Per ne te tjeret mos e vrisni mendjen , jetojme ne vendin me sistemin mjekesor qe te gjithe na e kane zili.
Përgjigju