Bashkia e Tiranës ka nisur vendosjen e sinjalistikës për parkingjet me pagesë. Sot, nga ora 22:00- 08:00 do punohet në rrugën “Myslym Shyri” dhe për këtë arsye Bashkia njofton përdoruesit e automjeteve se rruga duhet të jetë e lirë.

 "Agjencia Tirana Parking njofton qytetarët, përdorues të vendparkimeve në rrugën “Myslym Shyri”, se sot më datë 29.06.2016 , ora 22:00 - 08:00 do të punohet për Sinjalistikën Horizontale të vendparkimeve nga Tirana Parking. Nevojitet që gjatë ketij harku kohor rruga "Myslym Shyri" të jetë e lirë, prandaj ju lutem merrni masa për automjetet tuaja", thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Bashkia e Tiranës.

vijzimet
(Vijzimet e parkimeve në Tiranë)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com