Nis viti i ri shkollor, Veliaj:
Rikthejmë bursat për më të mirët

Nis viti i ri shkollor, Veliaj:<br />Rikthejmë bursat për më të mirët
Nga shkolla "Ismail Qemali" kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj  ndërsa ka uruar nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor, ka deklaruar se do të rikthejë bursat për nxënësit më të mirë të gjimnazeve.

“Kur të afërmit tuaj kanë qenë në gjimnaz para 4 vitesh nxënësve më të mirë u jepej një bursë, do ta kthejmë sërish këtë vendim. Bursa gjëja më e bukur për një qytet që ka nevojë për modele.”- tha Veliaj.

Kthimi i shkollave në qendra komunitare ka qenë një tjetër pikë që Veliaj ka theksuar gjatë fjalës së tij duke kërkuar edhe mbështetjen e nxënësve për mbështetje vullnetare. “Në bashkëpunim me MAS ta bëjmë shkollën pjesë të komunitetit.”- tha ai.

Duke inkurajuar nxënësit që të studiojnë më tepër për një të ardhme më të mirë, i këshilloi të bëjnë edhe qejf pasi kjo siç tha ai është mosha më fantastike në jetë.

“Kjo është mosha më fantastike në jetë. Shkolla e vetmja biletë që iu garanton një punë dhe një jetesë më të mirë. Sot jetojmë në një botë që për të njëjtin vend pune konkurrojnë gjithmonë e më shumë persona. Një këshillë, kryesisht për ata që janë në vit të tretë, keni një vit kohë të mendoni se çfarë do të bëni me jetën tuaj. Koha ikën shpejt mësoni shumë, por bëni edhe qejf.”- tha Veliaj.

Rama: Urimet më të perzemerta për vitin e ri shkollor 
Kryeministri Rama ka uruar fillimin e vitit të ri shkollor nga ambientet e shkollës Sami Frasheri.
“Urimet me te perzemerta per vitin e ri shkollor nga oborri i shkolles Sami Frasheri ku mesimi ka rinisur me energji dhe ambicie te reja.”- shkruan Rama në rrjetin social “Twitter”.

Rama

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve