Nis zëvendësimi i 4 mijë pusetave
Veliaj: Ndëshkime për hajdutët
Pas identifikimit të rreth 4 mijë pusetave të munguara në kryeqytet, Bashkia e Tiranës ka nisur nga puna për zëvendësimin e tyre, duke filluar nga rrugët pranë institucioneve arsimore, e duke vijuar me rrugët kryesore të qytetit. Sipas kryetarit Erion Veliaj, do të ndiqen penalisht qytetarët që vjedhin pusetat si dhe bizneset që i pranojnë ato.
Pas identifikimit të rreth 4 mijë pusetave të munguara në kryeqytet, Bashkia e Tiranës ka nisur nga puna për zëvendësimin e tyre, duke filluar nga rrugët pranë institucioneve arsimore, e duke vijuar me rrugët kryesore të qytetit.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë inspektimit për përgatitjet e zëvendësimit të pusetave në Ndërmarrjen Publike nr. 2 tha se do të ndiqen penalisht qytetarët dhe të gjitha fonderitë që pranojë pustetat e vjedhura, pronë e qytetarëve të Tiranës.
“
Qytetarët duhet të kuptojnë se pusetat kushtojnë dhe paguhen me taksat e qytetarëve. Kjo do të thotë se, nëse dikush vjedh një pusetë, është duke vjedhur një pronë publike të qytetarëve. Prandaj, jo vetëm do të gjobitet, jo vetëm që do të ndiqet penalisht, por do t’u biem pas edhe fonderive që marrin pjesët e pusetave”, tha Veliaj.
Sipas tij çdo biznes që i blen këto materiale do të penalizohet.
“
Nëse ka një fonderi e cila shkrin ose blen qoftë edhe një copë pusetë që është pronë e Bashkisë së Tiranës, ai biznes do të mbyllet dhe do t’i hiqet licenca. Do të shkojë për ndjekje penale, jo vetëm ai që e vjedh pusetën, por edhe ai që e blen materialin e vjedhur, që më pas e shkrin dhe e përdor për punë të tjera”, deklaroi kryebashkiaku.
Veliaj tha se Bashkia e Tiranës ka nisur përdorimin e një materiali të ri për prodhimin e pusetave, në mënyrë që të mos jetë i riciklueshëm dhe për pasojë të mos bjerë pre e vjedhësve për t’u shitur.
“
Ne do të futemi në një koncept të ri, duke përdorur më shumë kompozitë dhe plastikë, pra do të prodhojmë puseta të pariciklueshme dhe të papërdorshme. Në një qytet ku duhet të jetojmë të gjithë, ai që vjedh pusetat duhet të kuptojë se mbi to kalon nëna dhe motra e tij, gjyshi apo gjyshja e tij”, tha Veliaj.
Drejtoria e Ndërmarrjes Publike nr. 2 të Bashkisë së Tiranës ka nisur vendosjen e pusetave dhe zgarave në të dy krahët e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Njëkohësisht, aksioni për vendosjen e pusetave është përqendruar nëpër trotuare, afër institucioneve arsimore, ku kalojnë fëmijë dhe më pas punonjësit do të shpërndahen në të gjitha njësitë e qytetit.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
56.4%
-
Jo
41.1%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 5605
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lutfi Dervishi: Shqipëria hesht për Kryepeshkopin! Përse?
11 Janar, 11:56
-
Tiranë/ 47-vjeçari i futet së resë në banesë, tenton ta ngacmojë! 3 të tjerë dhunojnë nënën e partneret! Vihen në pranga
11 Janar, 11:47
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Roza dhe Fati’, legjenda e Rozafës perla e folklorit në Teatrin e Kukullave! Rikthehet shfaqja ‘Turjela’
11 Janar, 11:41
-
28 parti në garë, nis fushata për zgjedhjet parlamentare në Kosovë
11 Janar, 11:37
-
Reshje dëbore në Kukës, qarkullimi i lirë në Kalimash-Morinë! Disa fshatra pa energji elektrike
11 Janar, 11:34
-
Nicolas Maduro betohet si president për një mandat të 3, SHBA rrit shpërblimin për arrestimin e liderit të Venezuelës
11 Janar, 11:27
-
Rindërtimi nga tërmeti në Lezhë i bllokuar, 60 familje të pastreha! Ndreu: Puna rinis brenda këtij viti
11 Janar, 11:26
-
Ervin Salianji letër nga qelia 6: Turinjtë e varur të qeverisë dhe garancitë që jep opozita
11 Janar, 11:22
-
Spiropali-emigrantëve: Regjistrohuni për të votuar, Shqipëria ka nevojë jo vetëm për dërgesat, por edhe për votën tuaj
11 Janar, 11:21
-
Durrës/ Shpërndante kanabis në lagjet e qytetit, arrestohet një 24-vjeçar
11 Janar, 10:59
-
Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj
11 Janar, 10:43
-
Gripi i shpendëve, 3 pulëbardha gjenden të ngordhura në Lagunën e Karavastas, grupet e punës po monitorojnë fermat
11 Janar, 10:33