Nis zbatimi i reformës në Akademinë
e Shkencave,ngrihen disa komisione

Nis zbatimi i reformës në Akademinë<br />e Shkencave,ngrihen disa komisione<br>
Reforma për Akademinë e Shkencave ka filluar pas miratimit të Draft Reformës Institucionale e Kërkimit Shkencor dhe Rolin e Akademisë së Shkencave, ka hedhur hapat e para drejt realizimit të saj. Mësohet se me vendim të akademisë është aprovuar kalendari i reformës institucionale, si dhe kalendari me aktivitetet në zbatim të kësaj reforme.

Gjithashtu është ngritur edhe një komision ad hoc, me mandat të plotë përfaqësimi i miratuar nga Asambleja e Akademisë së Shkencave. Do të jetë ky komision i cili do të hartojë draftet e akteve të brendshme të vetëreformimit si: Statusi i ASH-së dhe caktimin e kritereve dhe standardeve për pranimet e reja si “akademikë” dhe “akademik i asociuar”.

Do të jetë ky komision i cili do të përcaktojë edhe kriteret për standardet e konkurrimit në pozicionet drejtuese të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë.

Njoftimi i plotë i Akademisë së Shkencave:
1.Me vendimin e asamblesë së ASH-së Nr. 21, datë 17 nëntor 2017 është aprovuar " DRAFT REFORMA INSTITUCIONALE E KËRKIMIT SHKENCOR DHE ROLI I AKADEMISË SË SHKENCAVE".“

2.Me vendim e asamblesë së akademisë Nr. 23, datë 22 dhjetor 2017 “Për aprovimin e kalendarit të reformës institucionale në Akademinë e Shkencave” është aprovuar kalendari dhe aktivitetet në zbatim të kësaj reforme. 

3. Një komision ad hoc i reformës i përbërë nga akademikë është ngritur me vendimin e Asamblesë së ASH-së nr. 18. prot, datë 11 shtator “Për krijimin e komisionit Ad Hoc, (amenduar me vendimin Nr. 1 , datë l8 janar 2018), me mandat të plotë përfaqësirni, miratuar nga Asambleja e Akademisë si Shkencave, për reformën në kërkimin shkencor dhe në atë institucionale”, i cili do të hartojë draftet e akteve të brendshme të vetëreformimit, si: “Statuti” i ASH-së dhe dokumentet: “Kriteret dhe standardet e pranimeve të reja si ‘akademik’ dhe ‘akademik i asociuar’” dhe “Kriteret dhe standardet e konkurrimit në pozicionet drejtuese të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë”. 

4. Me vendimin e Ministres së Arsimit nr. 29 datë 16 janar 2018 “Për ngritjen e grupit të punës për hartimin e projektligjit “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë” dhe të akteve nënligjore në zbatim të tij” është ngritur ky grup i përbashkët pune me 7 anëtarë i cili do të realizojë hartimin e akteve ligjore dhe nënligjore bazë të ASH-së. 

 5. Për të koordinuar dhe monitoruar punën, me aprovim të përbashkët të Akademisë së Shkencave dhe Ministrisë së Arsimit është ngritur një Komisioni i Përbashkët Mirëbesimi me 4 anëtarë. Shih vendimin e asamblesë nr. 1, datë 18 janar 2018 “Për aprovimin e përfaqësuesve të Akademisë së Shkencave në Komisionin e përbashkët të mirëbesimit mes MASR dhe ASH-së...

 6. Akademia gjermane e Shkencave LEOPOLDINA dhe ALLEA, organizata e akademive të shkencave të Evropës asiston procesin e reformës përmes konfirmimit të mbështetjes nga drejtuesit e tyre.

d.t./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës