Niset anija e parë ukrainase e ngarkuar me grurë nga Odessa

Niset anija e parë ukrainase e ngarkuar me grurë nga Odessa

Një anije e ngarkuar me grurë është larguar nga porti i Odesa-s për herë të parë që nga fillimi i luftës, sipas njoftimit të ministrit ukrainas të infrastrukturës.

"Anija e parë e grurit që nga agresioni rus u largua nga porti. Falë mbështetjes së të gjitha vendeve tona partnere dhe OKB-së, ne mundëm të zbatonim plotësisht marrëveshjen e nënshkruar në Stamboll," u shpreh Oleksandr Kubrakov në Twitter.

Kj vjen pasi Rusia dhe Ukraina nënshkrun një marrëveshje në korrik për të rihapur portet e Detit të Zi për të rifilluar eksportet e drithërave, dërgesat e nevojshme për të lehtësuar një krizë globale ushqimore në rritje.

"Anija e ngarkesave të thata me flamurin e Sierra Leone RAZONI është e ngarkuar me 26,000 ton misër dhe ishte planifikuar të nisej nga porti i Odesa në orën 08:30 (6:30 të mëngjesit me orën MB) të hënën për të shkuar në Liban", tha ministria turke e mbrojtjes.

Anije të tjera pritet të nisen nga portet e Ukrainës përmes korridoreve të sigurta në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara në Stamboll. Marrëveshja synon të lejojë kalimin e sigurt të dërgesave të grurit brenda dhe jashtë Odesa, si dhe Chornomorsk dhe portin e Pivdennyi.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Niset anija e parë ukrainase e ngarkuar me grurë nga Odessa


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025/ Begaj: I kënaqur që faktori politik u përfshi si drejtpërdrejtë, ashtu dhe tërthorazi! Kthejini zgjedhjet e pranverës së ardhshme në histori suksesi

Zgjedhjet 2025/ Begaj: I kënaqur që faktori politik u përfshi si drejtpërdrejtë, ashtu dhe tërthorazi! Kthejini zgjedhjet e pranverës së ardhshme në histori suksesi