Lufta në Ukrainë/ Niset anija e parë ukrainase e ngarkuar me grurë nga Odessa

Kryetari i bashkisë së Mykolaiv, Oleksandr Senkevych tha se ka pasur më shumë se 12 sulme me raketa ruse në qytet, ndoshta më të fuqishmit në muajt e fundit.

Sulmet janë drejtuar kundër shtëpive dhe shkollave, dhe deri më tani raporohet për dy viktima dhe tre persona të plagosur.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se trupat ruse po zhvendosen në qytetin Kherson, në jug të Ukrainës, në përgjigje të kundërsulmit të ushtrisë ukrainase.

 "Ata po rrisin numrin e trupave të tyre, po përgatiten për kundërsulmimin tonë në jug të Ukrainës dhe "ndoshta po përgatiten të nisin një ofensivë të tyren. Jugu është thelbësor për ta, veçanërisht për shkak të Krimesë . Tani ushtria ruse po përpiqet të forcojë pozicionet e saj në zonat e pushtuara të jugut të vendit tonë duke rritur aktivitetin në zonat e prekura, tha presidenti ukrainas, duke shtuar se strategjikisht, Rusia nuk ka asnjë shans për ta fituar këtë luftë", tha Zelensky.

Një anije e ngarkuar me grurë është larguar nga porti i Odesa-s për herë të parë që nga fillimi i luftës, sipas njoftimit të ministrit ukrainas të infrastrukturës.

"Anija e parë e grurit që nga agresioni rus u largua nga porti. Falë mbështetjes së të gjitha vendeve tona partnere dhe OKB-së, ne mundëm të zbatonim plotësisht marrëveshjen e nënshkruar në Stamboll," u shpreh Oleksandr Kubrakov në Twitter.

Kj vjen pasi Rusia dhe Ukraina nënshkrun një marrëveshje në korrik për të rihapur portet e Detit të Zi për të rifilluar eksportet e drithërave, dërgesat e nevojshme për të lehtësuar një krizë globale ushqimore në rritje.

"Anija e ngarkesave të thata me flamurin e Sierra Leone RAZONI është e ngarkuar me 26,000 ton misër dhe ishte planifikuar të nisej nga porti i Odesa në orën 08:30 (6:30 të mëngjesit me orën MB) të hënën për të shkuar në Liban", tha ministria turke e mbrojtjes.

Anije të tjera pritet të nisen nga portet e Ukrainës përmes korridoreve të sigurta në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara në Stamboll. Marrëveshja synon të lejojë kalimin e sigurt të dërgesave të grurit brenda dhe jashtë Odesa, si dhe Chornomorsk dhe portin e Pivdennyi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:05
Kievi: 300 persona të zhdukur në kryeqytet

Rreth 300 persona raportohen  të zhdukur për shkak të  sulmeve në rajonin e Kievit, ndërsa 216 trupa të gjetur tashmë nuk janë identifikuar ende.
Ljamin e bëri  të ditur Shefi i Departamentit të Policisë së rajonit të Kievit, Andriy Niebytov, transmeton Ukrinform.
"Janë marrë mostrat e ADN-së. Shpresoj që falë bashkëpunimit me familjarët të arrijmë t'i identifikojmë këto trupa", ka saktësuar Niebytov i cili  shtoi po ashtu se ndërsa dokumentonte krimet e luftës të kryera nga rusët në rajonin e Kievit, policia zbuloi se shumë banorë lokalë aktualisht mbahen në Bjellorusi.
 

Ora 12:56
Nga Odessa, 26 mijë ton grurë në anijen e parë për në Liban

Anija ukrainase e ngarkuar me 26 mijë tonë grurë u nis mëngjesin e sotëm për në Liban. Anija me grurë u nis nga poriti i Odessas për në Liban mëngjesin e ditën së sotme.

“Ukraina, së bashku me partnerët tanë, ndërmorën një hap tjetër sot në parandalimin e urisë në botë”, tha Oleksandr Kubrakov, ministri i infrastrukturës i Ukrainës. 

Aitheksoi se Ukraina ka bërë gjithçka për të rivendosur portet dhe heqja e bllokadës do t'i jepte ekonomisë ukrainase një miliard dollarë të ardhura nga valuta. Raporton "The Guardian".

Ora 09:18
Niset anija e parë ukrainase e ngarkuar me grurë nga Odessa

Një anije e ngarkuar me grurë është larguar nga porti i Odesa-s për herë të parë që nga fillimi i luftës, sipas njoftimit të ministrit ukrainas të infrastrukturës.

"Anija e parë e grurit që nga agresioni rus u largua nga porti. Falë mbështetjes së të gjitha vendeve tona partnere dhe OKB-së, ne mundëm të zbatonim plotësisht marrëveshjen e nënshkruar në Stamboll," u shpreh Oleksandr Kubrakov në Twitter.

Kj vjen pasi Rusia dhe Ukraina nënshkrun një marrëveshje në korrik për të rihapur portet e Detit të Zi për të rifilluar eksportet e drithërave, dërgesat e nevojshme për të lehtësuar një krizë globale ushqimore në rritje.

"Anija e ngarkesave të thata me flamurin e Sierra Leone RAZONI është e ngarkuar me 26,000 ton misër dhe ishte planifikuar të nisej nga porti i Odesa në orën 08:30 (6:30 të mëngjesit me orën MB) të hënën për të shkuar në Liban", tha ministria turke e mbrojtjes.

Anije të tjera pritet të nisen nga portet e Ukrainës përmes korridoreve të sigurta në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara në Stamboll. Marrëveshja synon të lejojë kalimin e sigurt të dërgesave të grurit brenda dhe jashtë Odesa, si dhe Chornomorsk dhe portin e Pivdennyi.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025/ Begaj: I kënaqur që faktori politik u përfshi si drejtpërdrejtë, ashtu dhe tërthorazi! Kthejini zgjedhjet e pranverës së ardhshme në histori suksesi

Zgjedhjet 2025/ Begaj: I kënaqur që faktori politik u përfshi si drejtpërdrejtë, ashtu dhe tërthorazi! Kthejini zgjedhjet e pranverës së ardhshme në histori suksesi