TIRANE - Në mjediset e Komandës së Forcës Ajrore në Rinas është zhvilluar sot ceremonia e nisjes për në Kabul, Afganistan, të kontingjentit të Batalionit Komando i Forcës Tokësore, i cili do të veprojë në kuadër të misionit “Resolute Support”.
Për përcjelljen e 30 trupave komando në këtë mision ishin të pranishëm ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Hidayet Bayraktar, ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, familjarë dhe të afërm të ushtarakëve që nisen me mison etj.
Ceremoninë e hapi komandanti i Batalionit Komanda, nënkolonel Besim Bala.
Ministrja e Mbrojtjes Kodheli, duke përshëndetur trupat e kontingjentit të ri paqeruajtës në Kabul të Afganistanit, theksoi se kontingjenti juaj është në vijim të rreth 22 kontingjenteve shqiptare të dërguara që nga viti 2002.

LAJMET MË TË VLERËSUARA
VIDEO