Nishani- Ahlin: Siguria e terrorizmi
ndërkombëtar, sfidë e mbarë botës

Nishani- Ahlin: Siguria e terrorizmi<br />ndërkombëtar, sfidë e mbarë botës
TIRANE - Cështja e sigurisë dhe kërcënimin që i vjen mbarë botës nga veprimet e njëanshme ushtarake, si dhe terrorizmi ndërkombëtar ishin sot fokusi i diskutimeve të presidentit Nishani dhe kryeparlamentarit suedez Urban Ahlin.

Në vizitën e tij në Tiranë kreu i Delagacionit të Parlamentit të Suedisë të kryesuar nga Presidenti i këtij Parlamenti, Urban Ahlin u prit nga kreu i shtetit Bujar Nishani.

Gjatë takimit Nishani dhe Ahlin biseduan mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe sfidat me të cilat përballen sot dy vendet respektive. 

Presidenti Nishani vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve, si dhe shprehu vullnetin për ngritjen e tyre në nivelet më të larta të mundshme. Gjithashtu Presidenti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Suedia i ka dhënë Shqipërisë si përmes projekteve të zhvillimit social-ekonomik, ashtu edhe në procesin e integrimit evropian të vendit dhe mbështetjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian.

Presidenti Nishani e siguroi Kryeparlamentarin suedez se orientimi evropian i vendit është orientimi i vetëm dhe më i rëndësishmi, që ka një mbështetje shumë të lartë popullore dhe politike në Shqipëri.

Po ashtu Nishani i informoi deputetët suedezë mbi iniciativën e tij të ndërmarrë për reformën në fushën e drejtësisë, si dhe nevojën e përqendrimit të reformës tek reformimi i sistemit dhe jo tek emrat e përveçëm.

Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu nivelin shumë të mirë të bashkëpunimit mes parlamenteve të dy vendeve dhe theksoi nevojën e intensifikimit të kontakteve mes parlamentarëve të dy vendeve.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur