Presidenti Bujar Nishani tha sot gjatë takimit me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, se është shumë e rëndësishme që progresi i bërë deri tani në Kosovë, të mos pengohet nga lufta politike.

Trajtimi i çështjeve shumë madhore për të ardhmen e Kosovës, si ato të asociacionit të komunave me shumicë serbe si dhe të demarkacionit kufitar me vendet fqinje, duhet të trajtohen nga ekspertët e të zgjidhen me maturi politike e qasje të përshtatshme juridike”, theksoi kreu i shtetit.

Ndërkohë, Ahmeti foli mbi këndvështrimin e tij dhe të forcës politike që përfaqëson mbi zhvillimet dhe klimën politike në Kosovë.
 

Redaksia Online