Nishani: Basha pati ultimatum nga SHBA dhe të mos digjte mandatet e të mos bojkotonte zgjedhjet dhe i injoroi plotësisht! Bashkë me Ramën kërkon të asgjësojë PD-në

Nishani: Basha pati ultimatum nga SHBA dhe të mos digjte mandatet e të mos bojkotonte zgjedhjet dhe i injoroi plotësisht! Bashkë me Ramën kërkon të asgjësojë PD-në

Ish-presidenti Bujar Nishani dhe kreu i PD Lulzim Basha

TIRANË- Ish-presidentit, Bujar Nishani dhe ish-kryetari i Këshillit Kombëtar në PD, nuk beson se kryedemokrati Lulzim Basha kishte ultimatum nga SHBA për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar. Nishani thotë se kjo është një tezë krejtësisht spekulative dhe fasada majtiste për të mbuluar projektin e asgjësimit të PD. Ish-presidenti risjellë në vëmendje vendimet e Lulzim Bashës për të djegur mandatet dhe për të bojkotuar zgjedhjet që sipas tij ka pasur ultimatum nga SHBA të cilat ai i injoroi plotësisht.

Megjithëse, sipas Nishanit ato ishin vendime e akte që minonin rëndë demokracinë në këtë vend, dhe L. Basha i shpërfilli kërkesat amerikane në ato raste sepse i duhej të plotësonte interesat politike të Edi Ramës që ky të kapte e kontrollonte çdo qelizë e pushtet absolut të sistemit politik në Shqipëri. Nishani thekson se ky është një projekt antishqiptar i dyshes Rama-Basha, për asgjesimin e PD dhe është sfida më e madhe për shoqërinë sot.

'Thikat pas shpine ndaj Partisë Demokratike janë në të vërtetë, thika në zemër për Shqipërinë !

Misioni që i është ngarkuar L. Bashës prej pushtetit më të korruptuar e të inkriminuar në Shqipërinë e 30 viteve të fundit, është projekti më kriminal anti PD e anti demokratik që prej atij të tentuar në 1997 !

PD është një prej institucioneve kryesore të shoqërisë shqiptare, është një mekanizëm i domosdoshëm që sistemi politik të funksionojë normalisht, është mundësia për të patur alternativën e një modeli tjetër qeverisës.

Të kapësh e të mbash peng, përmes metodave gangsterriste, pushtetin dhe proçesin vendimarrës mbi Partinë Demokratike, për ti shërbyer projektit antishqiptar të asgjesimit të alternativës qeverisëse, është po aq kriminale sa korrupsioni, kriminaliteti, shkatërrimi i institucioneve, varfërimi i shqiptarëve, prej qeverisjes.

Asgjesimi i PD është asgjesimi i opozitës sot, është asgjesimi i alternativës së qeverisjes ndryshe nesër, është minimi i demokracisë, është thikë në zemër për Shqipërinë !

Tezat e Edi Ramës se L. Bashën e detyruan SHBA për ta përjashtuar Sali Berishën nga PD dhe se ai nuk kishte rrugë tjetër, janë teza krejtësisht spekulative dhe fasada majtiste për të mbuluar projektin e asgjesimit të PD.

L. Basha ka patur ultimatume të forta nga SHBA për të mos djegur mandatet e mos braktisur Parlamentin !

L. Basha ka marrë kërkesa të forta e të qarta nga SHBA për të mos bojkotuar zgjedhjet dhe pushtetin lokal !

L. Basha as i mori në konsideratë ato kërkesa e ultimatume të SHBA dhe i injoroi ato plotësisht.

Megjithëse ato ishin vendime e akte që minonin rëndë demokracinë në këtë vend, L. Basha i shpërfilli kërkesat amerikane në ato raste sepse i duhej të plotësonte interesat politike të Edi Ramës që ky të kapte e kontrollonte çdo qelizë e pushtet absolut të sistemit politik në Shqipëri!

Projekti antishqiptar i dyshes Rama-Basha, për asgjesimin e PD është sfida më e madhe për shoqërinë sot, është beteja më e madhe politike për ti shërbyer të nesërmes së Shqipërisë!'-shkruan Nishani.

Pas vendimit të Bashës, disa deputetë dolën kundër tij publikisht, pasi sipas tyre po mohonte historinë e PD-së dhe kjo do të thotë që të mohosh suksesin e kësaj force politike. Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, në kufijtë e limitit kohor, një ditë përpara se të mbahej legjislatura X e Kuvendit. Basha dekalaroi se këtë vendim e mori në mënyrë personale, pasi sipas tij nuk donte të nxiste përçarje në parti. 

Për këtë vendim, Sali Berisha ka deklaruar se është njoftuar 30 minuta para se Basha ta bënte publike, megjithëse shtoi se nuk ishte i papërgatitur duke sqaruar se nuk do të qëndrojë duarkryq, por do të shfrytëzojë influencën e tij “për t’i rikthyer sovranitetin PD-së” duke mos përjashtuar mundësinë e marrjes së drejtimit të kësaj force politike.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 15/09/2021 00:59

    Z.Nishani, si ish- kryetar i K.K.P.D dhe si ish- president keni te drejte ligjore qe t'i kerkoni Bashes info.me te detajuar,ose te pakten te njejtin info.qe iu dha disa nga drejtuesve te tjere te larte te PD ne lidhje me dosjen Berisha te krijuar nga amerikanet.Kete beheni hapur ne media ose direkt me shkrese zyrtare ,ne menyre qe te mos kundershtoje,sepse me innuendo te tilla,dukesh qesharak.Ndoshta dosja kishte te dhena te atilla qe Basha u kap mat dhe nuk kishte si te levizte.A nuk iu ben pershtypje qe nuk keni degjuar as edhe nje proteste,apo reagim nga ata qe u informuan me hollesi per dosjen? A nuk ju ben pershtypje qe asnjeri prej tyre nuk flet ne mbrojtje te Berishes?

    Përgjigju
  • Redu: 14/09/2021 10:46

    Nishani ish president me kete llogjik politike ?E pabesueshme

    Përgjigju
  • Pjeter: 14/09/2021 10:38

    O Nishan,o teveqel,o njers pa bole,kur do merrni guxim nje here ne jeten tuaj e ti veni emer e mbiemer te vertetes qe e çoi nje krijese me te ardhme demokratike ne nje realitet gati terrorrist? Kur do beheni burra o qelbesira? Ju duke futur Ramen ne mesin tuaj,vetem sa po zgjasni kangrenen qe ju ka kaplluar.Jeni veç parazite qe vetem dhisni e nuk prodhoni asnje te mire per vendin,per kundrazi,e keni nzire kete vend ju shpura e pisokomunistit Sali Berisha.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja