Nishani bllokadë qeverisë, në 6
muaj refuzoi 3 ligje, 'heshti' për 5

Nishani bllokadë qeverisë, në 6<br />muaj refuzoi 3 ligje, 'heshti' për 5
TIRANE - Përveç replikave në distancë mes Presidentit dhe Kryeministrit Rama, palët janë përfshirë edhe në beteja konkrete ligjore. Janë plot 8 ligje të qeverisë të refuzuara nga presidenti Bujar Nishani në 6 muajt e fundit. Nga njëra ana qeveria nuk resht së përgatituri ligje të reja, ndërsa nga ana tjetër Presidenti nuk rresht së kundërshtuari apo duke i kaluar në heshtje ato.
 
Ligji për ILDKPKI dhe dy ligje për ushtrinë janë kthyer për shqyrtim në Kuvend nga Presidenti.

Ndërsa numri i ligjeve të kaluara në heshtje nga kreu i shtetit janë pese:

-Ligji nr1/2014 “Për buxhetin e vitit 2013, të ndryshuar”
-Ligji nr 47/2014 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”
-Ligji nr 50/2014 ”Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”
-Ligji nr 54/2014 “Për autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”
-Ligji 58/2014 “Për pagesat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura me ligj” të ndryshuar.
 
Pas një kërkimi të “A1 Report” në faqen zyrtare të Presidencës vërejmë se asnjë nga këto ligje nuk gjenden në listën e ligjeve të dekretuara nga Presidenti, edhe pse janë të botuara në Fletoren Zyrtare.
 
Presidenti ka detyrimin që një ligj ta dekretojë brenda 21 ditëve nga paraqitja e tij, pas kalimit të këtij afati, Kushtetuta e quan këtë ligj të kaluar në heshtje nga kreu i shtetit, duke mbartur pakënaqësinë e tij.
 
Nuk janë vetëm ligjet ato që nuk janë dekretuar nga Presidenti, por edhe ambasadorët e propozuar, siç është rasti i Ardian Ndrecës propozuar për në Vatikan dhe Ermir Gjinishit për në Arabinë Saudite.
 
Ligji i fundit që ka shumë gjasa të mos marrë dekretin e Presidentin është ai për “Për Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes”. Sot është afati i fundit që presidenti ka mundësi të shprehet për të, në të kundërt ligji do të quhet i kaluar në heshtje.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Partiza arkivole

Edison Ypi: Partiza arkivole