Nishani bojkoton ceremoninë e
5-vjetorit të Shqipërisë në NATO

Nishani bojkoton ceremoninë e<br />5-vjetorit të Shqipërisë në NATO
TIRANË - 5 vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO ka konfirmuar edhe një herë "ftohjen" e marrëdhënieve mes qeverisë dhe Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Në ceremoninë e 5-vjetorit të anëtarësimit me të drejta të plota të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, të zhvilluar në ambjentet e Ministrisë së Mbrojtjes, u vu re mungesa e kreut të shtetit. Zyrtarisht për A1Report Presidenca ka sqaruar nëpërmjet zëdhënëses Brikena Arapaj, se shkak për mungesën e Nishanit në ceremoni është bërë ftesa e dërguar pa protokoll dhe pa axhendë nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes, duke e konsideruar më tej këtë veprim si fyerje ndaj Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
 
Por nga ana tjetër Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se kreut të shtetit Bujar Nishani, i është dërguar ftesa e protokolluar në datë 27 të këtij muaji në orën 14.00, ndërsa është rikujtuar poashtu edhe nëpërmjet një telefonate për aktivitetin gjatë ditëve të fundit.
 
Më 1 prill 2009 Shqipëria, së bashku me Kroacinë, u bënë vendet e 27-të dhe 28-të të organizatës më të fuqishme ushtarake në botë. Anëtarësimi i Shqipërisë u konsiderua shumë i rëndësishëm për stabilitetin në Ballkan, ndërsa shënoi dhe një arritje historike në përpjekjet e vendit për liri dhe siguri. Nga burime të A1 Report mësohet se Presidenti Bujar Nishani për 5 vjetorin e e antarsimit në Nato do të zhvillojë ditën e martë një aktivitet ne pallatin e Brigadave.

RAMA: TE GATSHEM TE PAGUAJME CMIMIN E LIRISE
Gjatë ceremonisë kryeministri Edi Rama ndau bindjen e përbashkët, sikurse presidenti amerikan Barack Obama me shprehjen "Freedom is not free", se liria nuk mund të sigurohet falas duke sjellë si shembull rastin e dëshmorit Feti Vogli.

"Lirinë askush, asnjë individ, asnjë komunitet dhe pa dyshim edhe një aleancë e madhe si kjo nuk mund ta ketë falas. Ky 5 vjetori anëtarësimit në NATO na kujton se e kemi bashkuar të ardhmen me popuj të lirë e të mëdhenj, që çmimin e lirisë e kanë paguar dhe e paguajnë si çmimin e mirëqënies sot dhe për gjenerata që vijnë. Pjesëmarrja jonë në këtë organizatë e bën çmimin më të lehtë. Megjithatë liria nuk mund të jetë falas. Dhe në këtë përvjetor, gjaku i dëshmorit Kapiten Feti Voglit, dhe shumë djem e vajza, në gjirin e forcave aleate, janë dëshmia më kuptimplotë e çmimit të lirisë por janë dhe prova e forcës së besëlidhjes sonë euroatlantike" - u shpreh Rama.

rama 5 vjet nato me logo
(Foto: Kryeministri Rama dhe ministrja e Mbrojtjes Kodheli) Foto të tjera

RAMA: SIGURIA, MOTOJA JONE DREJT RRUGES SE RILINDJES
Shefi i ekzekutivit ka siguruar poshtu se transformimi rrënjësor i sigurisë kombëtare dhe reforma e thellë në institucionet e sigurisë mbeten prioritet i qeverisë shqiptare. Ai tha mes të tjerave se qeveria po punon për hartimin e dokumentit të sigurisë.

“Qeveria e Shqipërisë, krahas progresit të vazhdueshëm e ka sigurinë moton qendrore të përpjekjes së saj për të ecur më tej drejt Rilindjes, nga siguria më e vogël, tëk siguria më e madhe e shtetit tonë. Po punojmë për një program të transformit rrënjosor të instrumentave të sigurisë kombëtare, hartimit të dokumentit të sigurisë kombëtare, reforma e thellë e institucioneve të sigurisë, modernizimi i strukturave të policisë, inteligjencës, janë sot në rendin e ditës së punës sonë me mish e me shpirt për një Shqipëri europiane dhe gjithnjë të përgjgjegjshme në tryezën e Aleancës. Shqipëria e ka plotësuar çdo pjesë të përgjegjësive të saj në gjirin e kësaj aleance të madhe. Përgjegjësitë e vendit në kuadër të alencës nuk janë thjesht ushtarake. Shqipërisë i kërkohet të përmbushë me priritet aspiratën në rrafshin politik”, -tha Rama.

RAMA: ZHVILIMET NE UKRAINE, PROVA ME E DHIMBSHME SE SIGURIA DUHET TE JETE PRIORITET
Kryeministri iu  referua zhvillimeve në Ukrainë si shembulli konkret që siguria duhet të jetë prioritet i NATO-s.

"Zhvillimet e fundit në Ukrainë shërbyen për të sjellë para syve tanë rëndësine e jashtëzakonshme të vlerave dhe parimeve të NATO-s i dhe cështjen e e sigurisë që është një cështje cdo ditë në rendin e ditës  sado e sigurtë duket bota nga këndi ku ne e shohim. Turbullirat e rrezikshme në një vend si Ukraina dhe shkëputja e Krimesë  ilusturojnë në mënyrën më brutale domethënien e madhe të përpjekjes për siguri dhe nga ana tjetër të mungesë së sigurisë në botë. Ukraina është prova më e frekskët dhe më e dhimbshme e ditëve tona që tregon se siguria nuk duhet të zbresë nga kreu i i prioriteteve të botës së kësaj aleanca të madh, sic është edhe Shqipëria e vogël".

5 vjetori i shqiperise ne nato
(Foto: Ceremonia për 5 vjetorin e Shqipërisë në NATO)

RAMA: MIRENJOHJE SHQIPTAREVE DHE SHBA PER KONTRIBUTIN E TYRE
Kreu i qeverisë shprehu mirënjohje të vecantë për të gjithë ata që kontribuan në procesin e anëtarësimit të  Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut, duke radhitur mes tyre, dhe aletatin më të madh sic e cilësoi Rama, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 
“Mirënjohje të gjithë ata shqiptarë ndër forcat e armatosura, administratën shtetërore, shoqërisë civile, radhët e politikës, që organizuan në praktikë reformat e mëdha të cilat ishin parakusht për anëtarësimin. Një fjali krejt e vecantë mirënjohje ndaj polullit dhe qeverisë së SHBA është e pashmangshme sa herë që Shqipëria dhe shqiptarët do të gëzojnë ditë dhe data si kjo. Kjo alenacë e madhe e lirisë luajti në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Vendosja e paqes në ballkan mbeten një kontribut i pashlyer i aleancës pas përballimit me sukses të plotë të luftës së ftohtë”, - tha Rama.


KODHELI: NATO "LIDHJE BESE", SYNOJME BAZE LIGJORE TE SHENDOSHE
Edhe ministrja  Kodheli ënë fjalën e saj, shprehu gadishmërinë e qeverisë shqiptarë për të vijuar me reformat në fushën e sigurisë, ndërsa shprehu njëkohësisht mirënjohjen për veteranët tanë në misionet e NATO-s.
 
"Përkujtimi i kësaj dite është simbolike, por nuk ka vetëm vlerë kronografike. Kjo datë do të mbetet në ndërgjegje si ngjarja që na bashkoi me vlerat e lirisë dhe progresit. NATO-n e cilësojmë si një lidhje bese mes miqve të nderuar. Jemi të vendosur të lartësojmë rolin tonë si pjesë e kësaj aleance, dhe Ministria e Mbrojtjes luan rol parësor. Synojmë të bëjmë rregullime ligjore, për të garantuar një baze ligjore të shëndoshë.Qeveria shqiptare është e fokusurar te reformat. 5 vite janë një periudhë relativisht e shkurtër për historinë 65-vjeçare të NATO-s. Falenderoj misionarët tanë, eksperienca e këtij procesi ka ndikuar shumë në transformin e sektorit të sigurisë në vend. Dhe ja ku jemi sot, Shqipëria është anëtare me të drejta të plota të NATO-s. Shprehim mirënjohje për aelatin e madh të Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikësa, por edhe për të gjithë aleatët e tjerë në NATO", u shpreh ministrja Kodheli.

Të pranishëm në ceremoni ishin gjithashtu shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, gjeneralë, drejtorë dhe ushtarakë të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe Forcave të Armatosura si dhe ambasadorë dhe atashe ushtarakë të vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve partnere, si dhe të ftuar të tjerë.

5 vjetori i shqiperise ne nato
(Foto: Ceremonia në 5 vjetorin e Shqipërisë në NATO)Foto të tjera

Redaksia online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin

VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin