TIRANE - Presidenti i Republikës Bujar Nishani, në një takim me Kryetarin e ri të Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj, shprehu mirënjohjen për kontributin pozitiv që besimi fetar mysliman, ka luajtur në historinë e vendit tonë.
Në fjalën e tij kreu i shtetit i shprehu urimet Kreut të ri të këtij Komuniteti, duke u ndalur në dëshirën dhe bindjen për sukses në misionin që kjo detyrë kërkon në shërbim të njerëzve.
“Tipare të tilla si shpirti i harmonisë, mirëkuptimit, tolerancës fetare, atdhedashurisë qëndrojnë në themel të parimeve të besimit mysliman në vite dhe janë mishëruar si vlera të veçanta të popullit shqiptar. Ne kemi nevojë, në ditët e sotme ku shoqëria shqiptare ballafaqohet me sfida të ndryshme, të nxjerrim akoma më në pah shpirtin unitar dhe të kemi solidaritet mbarëkombëtar. Në këtë kontekst, roli i Komunitetit Mysliman dhe juaji si Kryetar i nderuar i këtij Komuniteti është shumë i rëndësishëm. Si President i Republikës ju shpreh vullnetin tim të plotë për t’ju mbështetur fuqimisht në çdo iniciativë tuajën dhe të Komunitetit Mysliman që përçon këto vlera.” nënvizoi në fjalën e tij Presidenti Nishani.
Në vijim, Presidenti Nishani, falenderoi ish kryetarin e Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, për kontributin e dhënë në konsolidimin dhe promovimin e vlerave që besimi mysliman ka përçuar.
Nga ana tjetër Kryetari i Komunitetit Mysliman, shprehu kënaqësinë që vizitën e tij të parë e kryente në zyrën e Kreut të Shtetit dhe se ndante plotësisht me Presidentin mesazhet e këtij takimi.

(Në foto: Bujar Nishani në takimin me Kryetarin e ri të Komunitetit Mysliman, Skënder Bruça) Foto të tjera
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com