Nishani-Danielsson: Dialog për
krijimin e Këshillit të Integrimit

Nishani-Danielsson: Dialog për<br />krijimin e Këshillit të Integrimit
TIRANE - Në takimin që Presidenti i Republikës, Bujar Nishani pati sot me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Christian Danielsson u diskutua qartazi përfshirja e të gjitha palëve politike për të bërë të mundur realizimin e reformave si dhe plotësimin e pesë prioriteteve që BE i ka vënë Shqipërisë për anëtarësim. Në kuadër të kësaj bisede Nishani tha se do të mbështesë fort krijimin e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian, me shpresën se ky do të jetë rezultat i bashkë dakordësisë të të gjitha palëve për adoptimin e modelit më të suksesshëm dhe në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë. Edhe më parë për krijimin e këtij Këshilli ka patur debate të shumta mes Ministres aktuale të Integrimit Klajda Gjosha dhe ish ministres Majlinda Bregu për kryesimin e komisionit të cilin PD e kërkon me ngulm. 

Presidenti vlerësoi angazhimin e Bashkimit Evropian, përfshirë Komisionin dhe Parlamentin Evropian, të cilët po bëjnë përpjekje që Shqipëria të shënojë progres jo vetëm në përmbushjen e 5 prioriteteve, por edhe për konsolidimin e parimeve dhe standardeve demokratike dhe evropiane. Kreu i shtetit theksoi se kryefjala e suksesit të reformave në vend është gjithëpërfshirja, jo thjesht dhe vetëm në optikën e ngushtë partiake, por duke përfshirë ekspertizën më të mirë vendase dhe evropiane. Në këtë kontekst, Presidenti Nishani vuri në dukje vizitën që zhvilloi së fundmi Presidenti i Komisionit të Venecias në Tiranë, duke siguruar për angazhim maksimal në realizimin e reformës në drejtësi. 

​Danielsson: Gjitheperfshirja, kyce per reformen ne drejtesi
Danielsson vlerësoi rolin e Presidentit të Republikës, i cili së bashku me deputetët e Parlamentit Evropian arritën të sjellin palët politike së bashku, dhe në këtë kontekst theksoi se gjithëpërfshirja është kyçe për realizimin e reformave, veçanërisht asaj që të gjithë konsiderojmë prioritare, reformën në drejtësi. Danielsson u shpreh se Komisioni Evropian do të vazhdojë të investohet në Shqipëri, dhe se 5 prioritetet janë plotësisht të qarta, por fokusi duhet të zgjerohet edhe përtej, duke sjellë si shqetësim klimën e biznesit në vend, si dhe çështjen e pronësisë.

Takimi i radhës dhe përgatitjet që po bëhen për Dialogun e Nivelit të Lartë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian ishte pika tjetër në të cilën dy krerët u ndalën. Presidenti Nishani u shpreh se do të mbështesë fort krijimin e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian, me shpresën se ky do të jetë rezultat i bashkë dakordësisë të të gjitha palëve për adoptimin e modelit më të suksesshëm dhe në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë.

Redaksia online
(F.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin