Nishani dekoron ambasadorin kinez
me titullin 'Merita të Veçanta Civile'

Nishani dekoron ambasadorin kinez<br />me titullin 'Merita të Veçanta Civile'
TIRANE - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka vlerësuar me titullin “Për Merita të Veçanta Civile”, ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës, Shkëlqesinë e Tij, Ye Hao.

Ambasadori është nderuar me këtë titull me motivacionin: “Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të veçantë në ruajtjen dhe zhvillimin e miqësisë tradicionale mes popullit shqiptar dhe popullit kinez; për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve kineze në Shqipëri si dhe për zhvillimin e teknologjisë dhe intensifikimin e bashkëpunimit në fushat e arsimit e të kulturës mes dy vendeve.”

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast morën pjesë kreu i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Kinë, Koço Kokëdhima, anëtarë të grupit si dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues diplomatikë, etj.

Ambasadori Hao përgjatë ushtrimit të detyrës së tij si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, ka dhënë një kontribut të veçantë në zhvillimin e marrëdhënieve politike, diplomatike e kulturore midis dy vendeve, si dhe për bashkëpunimin ekonomik mes tyre.
 
Ye Hao shërben si ambasador në Tiranë prej gjashtë vitesh. Një ditë më parë ai organizoi dhe pritjen me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri.

ambasadori kinez

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë