Presidenti Bujar Nishani vlerësoi sot, gjatë një ceremonie të veçantë të zhvilluar në mjediset e presidencës, Ansamblin Folklorik "Çipini", Vlorë me Titullin "Mjeshtër i Madh", për punën mjeshtërore dhe kontributin e shkëlqyer në fushën e kulturës tradicionale folklorike të trevës së Labërisë.
Përmes një njoftimi për shtyp të presidencës, bëhet e ditur se në këtë ceremoni ishin të ftuar drejtues të institucioneve, deputetë, përfaqësues të klerit, drejtues të pushtetit vendor, Kryetari i Bashkisë së Himarës, përfaqësues të shoqatave patriotike, si dhe familjarë.
Presidenti i Republikës vlerësoi gjithashtu me Titullin "Mjeshtër i Madh", Golik Jaupin, Tomorr Lelon, Vendim Kapaj si dhe me Titullin "Naim Frashëri" Shyqyri Hysin, Nazo Çelaj, Bardha Brahimaj, Bexhet Mahmutaj, Katina Rika, Idajet Duka.
Kreu i Shtetit shprehu kënaqësinë personale, vlerësimin dhe privilegjin që sot nderohen përmes pranisë, por dhe përmes vlerësimit shtetëror disa nga qytetarët e nderuar të këtij vendi, disa personalitete të artit, kulturës dhe një prej zhanreve më të veçanta, më unike, të kulturës kombëtare.
"Por përmes kësaj veprimtarie, vlerësimi dhe nderimi, të evokojmë traditën e shkëlqyer që ka mbajtur ndër shekuj polifonia e këngës, veçanërisht e krahinës së Labërisë, por edhe të pjesës tjetër të bregut të mrekullueshëm shqiptar", theksoi Presidenti Nishani.
Presidenti shprehu besimin e plotë se kënga labe, kënga polifonike, ajo e bregut të Shqipërisë ashtu si edhe treva të tjera të Shqipërisë, kanë disa dimensione të cilat e tejkalojnë thjesht të qenit art dhe kulturë. "Sepse historia na ka mësuar se nëse ka pasur një element mbizotërues, fondamental, të pazëvendësueshëm, madje kryesor për të ruajtur shumë nga virtytet, parimet, por mbi të gjitha elementet e ekzistencës dhe trashëgimisë sonë, ku spikasin mbi të gjitha gjuha, ka qenë pikërisht kënga", tha ai.
Sipas Nishanit, veçanërisht kënga e polifonisë ka tejkaluar të gjitha këto pengesa dhe vështirësi duke u bërë ruajtësja dhe trashëguesja kryesore e këtyre vlerave dhe veçanërisht e gjuhës shqipe.
Prandaj, vijoi Kreu i Shtetit, nënvizoj këtë fakt të rëndësishëm se arti është shumë i bukur, kënga është e mrekullueshme, por kontributet që kanë edhe ky lloj arti, kjo këngë në çështjet e identitetit tonë kombëtar duhet dhe meriton të ketë më shumë vëmendje për t'u vlerësuar.
"Ne jo pa qëllim kemi trashëguar një thënie në fund të çdo kënge "Ju lumtë goja" sepse përmes gojës, përmes fjalës janë transmetuar traditat, janë mbajtur gjallë dhe kujtuar heronjtë, janë nënvizuar fort parimet dhe virtytet të cilat shqiptari i ka besuar, dhe mbi të gjitha kanë mbajtur gjallë shpresën, shpresën për më të mirën tek e ardhmja", vijoi ai.
"Dimensionet e pikëpamjes kulturore dhe artistike janë të veçanta, unike dhe ne duhet të jemi krenarë që institucionet më prestigjioze ndërkombëtare të artit dhe kulturës e kanë jo vetëm të konservuar si një pjesë të shkëlqyer të artit botëror, por herë pas here i kushtojnë vëmendjen e duhur", tha Nishani, duke kërkuar në këtë drejtim edhe vëmendjen e institucioneve shqiptare.
Nishani shprehu falënderimet dhe përuljen me respekt ndaj gjithë atyre brezave që në qindra e qindra vjet e mbajtën gjallë këtë pjesë të kulturës shqiptare, e zbukuruan, e pasuruan gjithmonë e më shumë,
"Dëshiroj të shpreh angazhimin në vijimësi të Institucionit të Presidentit të Republikës për të qenë gjithmonë pjesë për ta mbajtur të fortë këtë trashëgimi kaq të pasur, kaq të bukur, kaq kolorite dhe të pazëvendësueshme e unike që kemi, dhe për ta lënë trashëgim në vlera më të mira, më të mëdha dhe të pasuruara", përfundoi Nishani.
Në përfundim të ceremonisë, Presidenti i Republikës dhe të pranishmit e shumtë ndoqën me ëndje një koncert me këngë polifonike të cilat buçitën fuqishëm në Sallën 'Skënderbeu" të interpretuara mjeshtërisht nga artistët e porsadekoruar të Ansamblit "Çipini"./atsh/
/Shqiptarja.com