TEPELENE- Presidenti Bujar Nishani i ka dhënë medaljen “Nder i Kombit” komunës Luftinjë në rrethin e Tepelenës në 66-vjetorin e kryengritjes antikomuniste. Medalja nga Presidenti ishte me motivacionin “Në vlerësim të veprës së lartë, të vetëmohimit, sakrificës dhe shpirtit të lirisë së bijve të Zhapokikës, Luftinjës dhe Kamcishtit në kryengritjen e vitit 1948". Medalja i është dorëzuar kryetarit të Komunës Gëzim Malkaj, ku u vlerësua vetëmohimi i 25 burrave mes tyre dhe baballarë të besimit bektashian.
“Himni i Baba Tomorit është një dëshmi e qartë që ne sot t’i nderojmë e t’i përjetësojmë tek brezat e rinj për këtë sakrificë sublime që ata kanë dhënë”, është shprehur presidenti Nishani.
Kreu i Shtetit ka vendosur kurora me lule në memorialin kushtuar të rënëve dhe është shprehur se ajo është një ngjarje e rëndësishme në historinë e popullit shqiptar.
Gjatë këtij aktiviteti të zhvilluar në Zhapokikë është vlerësuar kontributi i një prej lëvizjeve të para për një Shqipëri demokratike kundër regjimit komunist. Çeta e burrave të Zhapokikës, Luftinjës dhe Kamcishtit dolën me armë në dorë kundër diktaturës. Ata ranë në përpjekje për lirinë e vendit dhe ne sot i nderojmë që ata luftuan për ideale demokratike.
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO