TIRANË- Presidenti Bujar Nishani ka dekoruar me Sheikun Abdullah bin Zayed Al Nahyan me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”me motivacionin: “Për merita të veçanta në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe dhe mbështetjen që vendi i tij i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve”.
Në ceremoninë e dekorimit ishin të pranishëm ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha.
Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Kreu i Shtetit theksoi se kjo ceremoni është para së gjithash, një certifikim i lidhjeve të forta ndërmjet dy vendeve tona.
Presidenti Nishani nënvizoi faktin se: “Emiratet e Bashkuara Arabe kanë qenë mbështetës të spikatur të çështjes shqiptare në arenën ndërkombëtare duke dërguar trupa paqeruajtëse në Kosovë dhe ndihma për refugjatët kosovarë në qytetin e Kukësit.
Pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Emiratet e Bashkuara Arabe ishin vendi i parë i Gjirit Persik, të cilët e njohën Republikën e Kosovës si shtet i pavarur, vendim që u pasua edhe nga njohje të tjera nga vendet e Gjirit.”
Duke shprehur përgëzimet si dhe mirënjohjen e thellë, në emër të qytetarëve shqiptarë, Presidenti Nishani vuri në dukje, ndërsa i dorëzonte Dekoratën e lartë Ministrit të Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe se: “Në të gjitha këto arritje të marrëdhënieve mes vendeve dhe popujve tanë, në forcimin e miqësisë mes tyre, prania dhe kontributi juaj janë të prekshme dhe evidente”.
Ndërsa ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheiku Abdullah bin Zayed AlNahyan u shpreh se ky është një privilegj, një kënaqësi e veçantë dhe një nder i jashtëzakonshëm që i bëhet.
“Presidenti se Emiratet e Bashkuara Arabe do të angazhohen maksimalisht dhe me rigorozitetin më të plotë për konsolidimin, zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes vendeve tona mike. Ky vlerësim do të më bëjë akoma më të lidhur me vendin tuaj duke dashur të shikoj më me seriozitet mundësitë dhe potencialet e mundshme që mund t’i ofroj Republikës së Shqipërisë.” – theksoi Sheiku Abdullah bin Zayed Al Nahyan.
Redaksia online
(esh/shqipratja.com)
/Shqiptarja.com