Nishani dekret për thirrjen e
Kuvendit: Të bëjë betimin Meta 

Nishani dekret për thirrjen e<br />Kuvendit: Të bëjë betimin Meta 
Presidenti Bujar Nishani ka firmosur dekretin për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit, për bërjen e betimit të Presidentit të ri të Republikes, Ilir Meta.
 
Data e dekretuar nga Nishani për mbajtjen e seancës është 24 korriku. 

Ilir Meta u zgjodh President më 28 prill, në kohën e një krize politike në Shqipëri, ku opozita ishte në çadër, dhe nuk u përfshi në votimin për Presidentin e ri.

Meta bëhet Presidenti i tetë i Republikës së Shqipërisë.

D E K R E T:
PËR THIRRJEN E KUVENDIT NË SESION TË JASHTËZAKONSHËM PËR BËRJEN E BETIMIT TË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS
Në mbështetje të nenit 74 pika 2 dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,

D e k r e t o j

Neni 1
Thirrjen e Kuvendit, në sesion të jashtëzakonshëm, për bërjen e betimit të Presidentit të Republikës, më datë 24 korrik 2017.

Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot