Nishani dekreton 6 prokurorë të rinj,
forcon Sektorin kundër Korrupsionit

Nishani dekreton 6 prokurorë të rinj,<br />forcon Sektorin kundër Korrupsionit
TIRANË – Gjashtë prokurorë të rinj janë dekretuar nga Presidenti i Republikës dhe janë prezantuar sot nga Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla. Ata janë: Adnan Xholi, Rovena Gashi, Madrid Kullolli, Altin Binaj, Alma Muça dhe Kudusi Shahu.

Burimet zyrtare njoftuan se disa prej prokurorëve të rinj janë emëruar edhe në krye të drejtorive kryesore të institucionit, lëvizje të cilat z. Llalla vlerëson se janë të nevojshme për rifreskimin e strukturave të rëndësishme në Prokurorinë e Përgjithshme.

Prokuror Adnan Xholi do të drejtojë Drejtorinë e Kontrollit të Hetimit dhe Ndjekjes Penale; prokuror Madrid Kullolli do të drejtojë Sektorin Kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit, strukturë që do të ketë varësi të drejtëpërdrejtë nga Prokurori i Përgjithshëm; prokurore Rovena Gashi do të drejtojë Drejtorinë e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe prokuror Arqile Koça do të drejtojë Drejtorinë Gjyqësore dhe të Mbikqyrjes së Vendimeve Penale dhe Vuajtjes së Dënimit.

Nëpërmjet shtimit të prokurorëve dhe rishpërndarjes së tyre, z. Llalla ka forcuar Drejtorinë e Inspektimit, Sektorin Kundër Korrupsionit, si edhe Sektorin e Përgjimeve Telefonike, duke shtuar në këtë mënyrë aftësitë hetuese dhe mbikqyrëse të Prokurorisë së Përgjithshme.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë