Nishani dekreton ambasadorët 
në Belgjikë, Portugali e Bosnjë

Nishani dekreton ambasadorët <br />në Belgjikë, Portugali e Bosnjë
Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar emërimet e ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë në Belgjikë, Portugali e Bosnjë-Hercegovinë. Suela Janina, Ilir Melo dhe Dritan Tola janë emrat e ambasadorëve të cilët, pavarësisht se ushtrojnë aktualisht këtë detyrë, janë caktuar edhe në ambasada të tjera.

Suela Janina, ambasadore e misionit të BE, Belgjikës e Luksemburgut
Për detyrën e ambasadorit rezident në Belgjikë, Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar Suela Janinën e cila më 31 korrik 2014 u emërua ambasadore në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Europian. Gjithashtu me dekretin e fundit ajo është emëruar edhe ambasadore edhe në Dukatin e Madh të Luksemburgut, por si  jorezidente.

Suela Janina
(Dekreti i Presidentit Nishani për emërimin e ambasadores Suela Janina)


Dritan Tola, ambasador në Francë, Portugali e në Principatën e Monakos 
Dritan Tola është dekretuar nga Presidenti Nishgani për detyrën e ambasadorit në Portugali, por si jo rezident. Tola prej muajit mars 2013 mban detyrën e ambasadorit të Shqipërisë në Francë, si rezident, në të njëjtën kohë është emëruar si ambasador jo rezident i Principatës së Monakos.

Dritan Tola
(Dekreti i Presidentit Nishani për emërimin e ambasadorit Dritan Tola)


Ilir Melo, ambasador në Kroaci dhe Bosnjë-Hercegovinë
Ilir Melo pas emërimit më 5 qershor të këtij viti si ambasador rezident në Kroaci është emëruar përmes dekretit të fundit Presidentit Nishani edhe si ambasador jo rezident në Bosjnë-Hercegovinë.

Ilir Melo
(Dekreti i Presidentit Nishani për emërimin e ambasadorit Ilir Melo)

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)



 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Uraganët, akuza nga Trump në fushatë elektorale: Ndihmat po jepen në mënyrë selektive! Obama: Sajon çdo gjë që thotë

Uraganët, akuza nga Trump në fushatë elektorale: Ndihmat po jepen në mënyrë selektive! Obama: Sajon çdo gjë që thotë