TIRANË - Presidenti Bujar Nishani, ka dekretuar emërimin e dy ambasadorëve të rinj, Leonard Demi në NATO dhe Ilir Gjonit, në Zvicër. Dekreti është bërë publik mesditën e sotme, pasi disa ditë më parë janë dërguar nga Ministria e Jashtme.
 
Leonard Demi dhe Ilir Gjoni u miratuan me konsensusin e të gjitha palëve gjatë raportimit të tyre në Kuvendin e Shqipërisë. Gjatë prezantimit të tyre, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati tha se, është nder që këta dy personalitete do të jenë përfaqësues të Shqipërisë.
 
DEKRETET E NISHANIT
Presidenti Nishani dekreton emërimin e zotit Leonard Demi, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në NATO, rezident
dekreti-i-leonard-demit logo


dekreti-i-ilir-gjonit logo
Presidenti Nishani dekreton emërimin e zotit Ilir Gjoni, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, dhe Principatën e Lihtenshteinit, jorezident


Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)