TIRANË - Presidenti i republikës dekreton 8 ndryshime në radhët e prokurorëve 4 prej të cilëve emërohen në njësinë anti-korrupsion pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
...
Pas propozimeve të Këshillit të Prokurorisë me kërkesë të kryeprokurorit Llalla, kreu i shtetit Bujar Nishani ka dekretuar emërimet dhe transferimet e tetë prokurorëve.
Ajo që bie në sy në 8 dekretet e Presidentit Nishani është mungesa e emrit të prokurorit Ramadan Troci për të cilin ishte kërkuar kalimi nga prokuroria e Vlorës në drejtimin e njësisë anti-korrupsion pranë krimeve në Tiranë. Ende nuk dihet nëse presidenti ka rrëzuar propozimin për dekretimin e Trocit apo ky dekret do të publikohet në ditët në vijim, pasi emri i tij u dërgua së bashku me 8 ndryshimet e tjera. Troci është prokurori i cili 1 vit më parë firmosi arrestimin e ish guvernatorit Ardian Fullani dhe udhëhoqi hetimet për skandalin e vjedhjes së thesarit dhe aktualisht mban detyrën e kryeprokurorit të Vlorës.

Ndërkohë 4 prokurorë të tjerë janë transferuar në qytete të tjera në të njëjtët detyrë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com